Pushteti

Kuvendi i Shqipërisë voton pro shkarkimit të presidentit Meta!

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2021

Kuvendi i Shqipërisë voton pro shkarkimit të presidentit Meta!

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përmes votës shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, parlamenti vendosi ta shkarkojë nga detyra presidentin aktual.

Kjo, është hera e parë në 30 vite që parlamenti shkarkon nga detyra kreun e shtetit ende pa mbaruar mandatin e tij.  

Gjatë seancës që zgjati më shumë se 4 orë, në fjalën e tij kryeministri Rama e akuzoi si "tradhtar" të Kushtetutës dhe "si njeriun që ka turpëruar vendin në raport me partnerin strategjik SHBA".

Presidenti Meta akuzohet për "shkelje të 17 neneve të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.

Ndërkohë, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin aktual  “antikushtetues”.

Burimi: Euronews

 

 

MOS I HUMBISNI