Kinema & TV

Alex Seitaj flet për personazhin e tij në $NOB

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

Alex Seitaj flet për personazhin e tij në $NOB

Alex Seitaj u bë kuqo dhe jo pa shkak. Në një video të postuar në Instagram, aktori zbuloi arsyen pas pamjes së re, e cila lidhet me projektin e ardhshëm të Anabel Entertainment dhe Nilor Film – “$NOB”.

“Ky është look-u im i ri, e di jeni të surprizuar. Nuk është filter, jam bërë si islandez, por ka një arsye shumë të fortë. Kam kënaqësinë dhe privilegjin që të jem pjesë e kastit të serialit “$NOB”, që është një produksion i Anabelit. Nuk mund të them shumë gjëra, e vetmja gjë që mund të them është që e dashuroj personazhin që luaj.” – tha Seitaj.

Në vijim të videos, aktori zbuloi shumë pak detaje, ndonëse dukej tepër entuaziast për projektin, që është i dyti bashkëpunim me Anabel Entertainment pas #Love #Likes #Tirana.

“Do jetë një super produksion, një serial me të vërtetë shumë i mirë me një skenar të shkëlqyer nga Dalina Buzi. Në momentin që më dha skenarin Dalina dhe lexova personazhin tim, isha kështu (habitet*) dhe [thashë]: Pooo. Është një skenar shumë i mirë, unë kam një super personazh. Kam kënaqësinë që të luaj me disa aktorë të rinj, që janë vërtet të mrekullueshëm jo vetëm në aktrim, por edhe si kolegë dhe miq. I gjithë ky projekt ka një energji kaq fresh, kaq pozitive, kaq të mirë dhe mezi po pres të mbarojmë xhirimet dhe më në fund ju ta shihni.”

Xhirimet e $NOB, seriali i parë teen-drama në Shqipëri, nisin këtë javë. Ndonëse janë bërë publike disa detaje, duket se ka ende shumë për të zbuluar. Deri tani dihet që:

$NOB nuk do të transmetohet në YouTube – $NOB do të jetë një serial i mirëfilltë kinematografik i destinuar për ekran televiziv ose platformë, me seri rreth 1 orë e gjatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

$NOB nuk ngjan me asnjë serial botëror – “$NOB është histori tërësisht shqiptare e ditëve tona që tregon se si fëmijët shpesh mbeten pengje të gabimeve të prindërve të tyre dhe të një sistemi ku hendeku ndarës midis të pasurve dhe të varfërve thellohet gjithmonë e më shumë në kurriz të këtyre të fundit,” tha menaxherja e produksionit, Amela Çaçi në një deklaratë për Who, nisur nga fakti se në ditën kur u publikua nisja e serialit, disa ndjekës iu referuan si “Riverdale” dhe “Elite”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

$NOB është edhe ndërkombëtar – “$NOB nuk është thjesht një fryt fantazie dhe pasioni, por edhe fryt i një studimi e shkollimi disa-vjeçar për të realizuar një produkt modern, me një tematikë të kuptueshme në të gjitha gjuhët pavarësisht se ngjarjet janë lokale dhe me një ndërtim sipas rregullave specifike të një seriali 1-orësh dramatik që kërkohet nga çdo kompani produksioni në botë,” u shpreh menaxherja e produksionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

$NOB është testuar në publik –  Producentët e serialit vendosën të bënin një testim standard si në çdo prodhim të ngjashëm. “Një pjesë e të testuarve ishin njerëz të moshave dhe preferencave të ndryshme që patën mundësinë ta shihnin në zyrat tona. Gjithashtu ne morëm një ambient me qira dhe transmetuam seritë për 45 njerëz krejtësisht të panjohur për ne, të cilët në fund të $NOB duhet të plotësonin në anonimitet një formular me pyetje të ndryshme për episodet dhe personazhet. Jam e lumtur të them që 99% e të anketuarve kanë dhënë vlerësimin maksimal për episodet dhe mezi presin të shohin vazhdimin.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

$NOB nuk është vetëm për të rinj – Episodet nisin me disa të rinj që marrin pjesë në një festë private gjatë karantinës në shtëpinë e djalit të një oligarku. Por në vazhdimësi historitë e tyre ndërthuren me ato të prindërve, për të theksuar edhe më shumë idenë e serialit se shpesh janë vendimet e prindërve në momente të ndryshme ato që formojnë fëmijët. Disa nga tematikat e $NOB janë: Dashuria, marrëdhëniet fëmijë-prindër, martesat e gabuara, dështimet në biznes, vetingu, dallimi i pasur-i varfër, vendimet e gabuara të marra nga dëshpërimi dhe varfëria, lufta për të ruajtur një familje në rrënim, dhimbje nga humbja e një fëmije, marrëdhëniet vëlla-motër etj. “Ne tashmë kemi nisur kastin edhe për aktorë që do të jenë në rolet e prindërve dhe në role të tjera. Janë të gjithë emra të njohur, por për ne më shumë rëndësi sesa fama që ka një x aktor mbi tjetrin, po kujdesemi që të jenë aktorët idealë për rolet e tyre,” tha Çaçi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

$NOB ka regjisor një emër shumë të njohur të televizionit – Në Instagram, në një nga postimet e hershme, krijuesja e serialit, Dalina Buzi tregon për një lidhje të çuditshme kozmike me regjisorin e serialit, Redi Treni. Në vitin 2002, kur Buzi sapo ishte kthyer nga SHBA dhe punonte në Top Channel, Redi Treni do të ishte montazhieri i parë me të cilin ajo realizoi një reportazh mbi gjendjen e mjerë të Kinostudios post-rënies së komunizmit. Sipas rrëfimit të Buzit, Redi ishte i vetmi që arriti t’ja kuptojë konceptin dhe e solli formën në post-produksion ashtu siç ajo e kishte menduar. Pas 18 vjetësh ata u bashkuan sërish me të njëjtën temë “filmin”, në momentin kur Anabel nisi bashkëpunimin me studion Nilor Film, ku Treni është pjesë. Redi Treni është një prej regjisorëve më të njohur të Top Channel me një CV shumë të gjatë emisionesh të suksesshme si Voice Kids, Voice of Albania, Portokalli, Hell’s Kitchen, Shiko kush Luan, Big Brother, E diell etj. “Redi i televizionit nuk është Redi i filmit. Regjia në pultin e televizonit dhe në terrenin e filmit janë krejtësisht të ndryshme, por eksperienca ndihmon. Redi është diplomuar në regji filmi dhe ka realizuar filma të shkurtër e me dhjetëra reklama të famshme dhe në $NOB ai ka treguar një ndjeshmëri të jashtëzakonshme në mënyrën se si nëpërmjet regjisë së tij, ka përcjellë të gjitha emocionet e personazheve,” tregoi Çaci.

$NOB është një lojë aktorësh e mirëfilltë – “Ne donim që ky prodhim të mbante aromë filmi në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe lojën aktoriale. Të gjitha prodhimet e Anabel deri më tani janë përqëndruar tek zbulimi i figurave pa eksperiencë të mëparshme, të cilët i janë përshtatur formateve reality. $NOB është një serial shumë impenjativ që kërkon lojë aktoriale shumë të mirë dhe një përgatitje fizike të përkryer. Në kastin e të rinjve, vetëm 3 prej tyre nuk kanë eksperienca aktrimi të mëparshme, por në portret dhe në sjellje ishin idealët për rolin e caktuar edhe pse ne realizuam audicione me qindra njerëz. Megjithatë ne s’kemi ndaluar një moment nga të trajnuarit. Edhe gjatë kohës kur nuk ka patur xhirime, të gjithë aktorët e rinj, kanë vijuar me trajnime me pedagoge Sonila Kapedani pranë Akademisë Hollywood. Fakti që ne kemi përfunduar vetëm tre episode dhe jo të gjithë sezonin, gjithashtu i ka ndihmuar shumë aktorët e rinj sepse kanë mundësi të korrigjohen për episodet e ardhshme.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_series)

MOS I HUMBISNI