Health

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

Kruajtja vaginale është një simptomë e pakëndshme dhe ndonjëherë e dhimbshme që shpesh ndodh për shkak të substancave irrituese, infeksioneve, menopauzës dhe jo vetëm.

Shkaqet

1. Irrituesit: Ekspozimi i vaginës ndaj kimikateve irrituese mund të shkaktojë kruajtje. Këta irritues mund të shkaktojnë një reaksion alergjik që krijon skuqje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe vaginën. Irrituesit e zakonshëm kimikë përfshijnë: sapunin, sprucues, kontraceptikë, kremra, pomada, detergjentë, zbutës pëlhurash, letër tualeti me aromë etj.

2. Sëmundjet e lëkurës: Disa sëmundje të lëkurës, të tilla si ekzema dhe psoriaza, mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje në zonën gjenitale.

3. Infeksionet maja: Maja është një kërpudhë që ndodh natyrshëm dhe është normalisht e pranishme në vaginë. Zakonisht nuk shkakton probleme, por kur rritja e saj është e pakontrolluar, mund të rezultojë një infeksion i pakëndshëm.

4. Vaginoza bakteriale: Shkaktohet nga një çekuilibër midis baktereve të mira dhe të këqija që ndodhen natyrshëm në vaginë.

5. Sëmundje seksualisht të transmetueshme: SST-të transmetohen gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe shkaktojnë kruajtje në vaginë, duke përfshirë: klamidia, lythat gjenitalë, gonorrhea, herpes gjenital etj.

6. Menopauza: Ndodh për shkak të zvogëlimit të niveleve të estrogjenit që ndodhin gjatë menopauzës, që çon në atrofi të vaginës.

7. Stresi: Stresi fizik dhe emocional mund të shkaktojë kruajtje dhe acarim të vaginës, megjithëse kjo nuk është shumë e zakonshme. Mund të ndodhë kur stresi dobëson sistemin imunitar, duke ju lënë më të predispozuara ndaj infeksioneve që shkaktojnë kruajtje.

8. Kanceri i vulvës: Në raste shumë të rralla, kruajtja vaginale mund të jetë një simptomë e kancerit. Ky është një lloj kanceri që zhvillohet në vulvë, pjesa e jashtme e organeve gjenitale të femrave.

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

Kur të konsultoheni me specialistët?

Nëse kruajtja është shumë e fortë dhe shkakton parehati në përditshmëri ose gjatë gjumit, nevojitet konsultë mjekësore. Gjithashtu duhet të vizitoheni nëse kruajtja zgjat më shumë se një javë dhe shoqërohet me simptoma të tjera, si:

- flluska në vulvë
- dhimbje ose ndjeshmëri në zonën gjenitale
- skuqje ose ënjtje gjenitale
- probleme me urinimin
- sekrecione të pazakonta
- siklet gjatë marrëdhënieve seksuale

Burimet: Women’s Health, Healthline

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

Vaginal itching: What causes it and when to worry

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

Vaginal itching is an unpleasant and sometimes painful symptom that often occurs due to irritating substances, infections, menopause and not only.

Causes

1. Irritants : Exposure of the vagina to irritating chemicals can cause itching. These irritants can cause an allergic reaction that creates redness in various areas of the body, including the vagina. Common chemical irritants include: soap, sprays, contraceptives, lotions, ointments, detergents, fabric softeners, scented toilet paper, and more.

2. Skin diseases : Some skin diseases, such as eczema and psoriasis, can cause redness and itching in the genital area.

3. Yeast Infections: Yeast is a fungus that occurs naturally and is normally present in the vagina. It usually does not cause problems, but when its growth is uncontrolled, it can result in an unpleasant infection.

4. Bacterial vaginosis: Caused by an imbalance between good and bad bacteria that are naturally present in the vagina.

5. Sexually transmitted diseases: STDs are transmitted during unprotected sexual intercourse and cause itching in the vagina, including: chlamydia, genital warts, gonorrhea, genital herpes, etc.

6. Menopause: Occurs due to the decrease in estrogen levels that occur during menopause, leading to vaginal atrophy.

7. Stress: Physical and emotional stress can cause itching and irritation of the vagina, although this is not very common. It can occur when stress weakens the immune system, leaving you more predisposed to infections that cause itching.

8. Vulvar cancer: In very rare cases, vaginal itching can be a symptom of cancer. This is a type of cancer that develops in the vulva, the outer part of the female genitals.

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

When to consult specialists?

If the itching is very strong and causes discomfort on a daily basis or during sleep, medical consultation is needed. You should also visit if the itching lasts more than a week and is accompanied by other symptoms, such as:

- blisters on the vulva
- pain or tenderness in the genital area
- redness or swelling of the genitals
- problems with urination
- unusual secretions
- discomfort during sexual intercourse

Sources: Women's Health, Healthline