Je në plazh këtë fundjavë? Vëmë bast se ke në plan të bësh ca foto të bukura. Nëse ankohesh gjithnjë se fotot nuk të dalin mirë, nuk t'i bëjnë si duhet ose nuk di të pozosh, ruaj fotot e mëposhtme dhe realizo të preferuarën tënde. S'do të duhet të mundohesh shumë dhe rezultati do jetë një foto artistike! Zgjidh një nga pozat e mëposhtme:
#1 - Foto e kapur nga lart, e puthur nga dielli.
#2 - Artistike, jo niveli më i lehtë i bërjes së fotove, por mundi do ia vlejë.
#3 - Bardhë e zi, në bregun e detit: Një sirenë vintage?!
#4 - Kthehuni në anë dhe lëreni erën t'ju përkëdhelë ju edhe shallin.
#5 - Foto e kapur nga një kënd më poshtë: Perfekte nëse doni ta vini theksin te format, barku.
#6 - Një sirenë ka zbarkuar në breg.
#7 - Mbyllni sytë, ngrini duart lart dhe shijoni momentin: Ja ku u bë një foto për Instagram!
#8 - Më artistike se kaq nuk ka!
#9 - Nëse nuk doni ta ekspozoni shumë fytyrën, theksi te pikniku!
#10 - Ju dhe një gotë: Duken si pushimet (dhe fotoja) perfekte.
#11 - Hija dhe rrobabanjot tuaja, pa ju. Interesante.
#12 - Klisheja nga e cila nuk do lodhemi kurrë: Fotot me perëndime dielli.
#13 - Theksi tek pamja që keni përballë. Zbukurojeni më shumë foton me akesorë si kapele, unaza, byrzylykë verorë etj.
Bonus: Më poshtë gjeni një tutorial të tërë nga modele që ju mësojnë si të realizoni foton perfekte.
Fotot u përzgjodhën nga Pinterest.