Këtë verë, pritet një rritje e udhëtimeve në krahasim me vitin e kaluar, kur ishim ende në mes të pandemisë. Sidoqoftë, para se të filloni të planifikoni pushimet verore, duhet të përgatiteni për të qenë të sigurt. Kujtoni që Covid është ende nëpër këmbë.
"Gjëja e parë që njerëzit duhet të marrin në konsideratë kur udhëtojnë është statusi i vaksinës", tha Dr. Jarod Fox për Healthline, një ekspert i sëmundjeve infektive në Orlando Health në Florida. “Nëse vaksinoheni plotësisht, do të jeni realtivisht të sigurt.”
Gjëja tjetër për t'u marrë parasysh është gjendja themelore shëndetësore, tha ai. Sipas Fox, nëse keni sëmundje kronike të frymëmarrjes ose jeni mbipeshë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse nëse infektoheni me Covid ka më shumë të ngjarë të keni ndërlikime.
Nëse udhëtoni me njerëz të tjerë dhe një (ose disa) prej tyre nuk e kanë bërë vaksinën, këshillohet që të mbajnë maskë nëse qëndrojnë në mjedise të mbyllura me shumë njerëz.
Fëmijët nuk paraqesin shumë rrezik për t’u infektuar, ndaj nuk ka të ngjarë që të kufizohen nga aktivitetet e tyre jashtë, megjithatë vlen të thuhet se nëse qëndrojnë në ambiente të brendshme, të mbushura me njerëz, do të ishte veprim i mirë që të mbanin maskë.
"Kopshti zoologjik, terrenet e lojërave dhe pishinat lokale janë të gjitha opsione të mira për fëmijët, për sa kohë që ka mundësi për t'u distancuar," tha ai.