Kate Winslet ka një qëndrim shumë ndryshe nga pjesa tjetër për ribashkimin e Jennifer Lopez me Ben Affleck: Ajo thjesht nuk është e interesuar.
Në një intervistë të fundit me The New York Times, Winslet iu kërkua t'i përgjigjej një serie deklaratash të shpejta, pa lidhje me njëra-tjetrën. Kur iu tha:"Ju nuk mund të ndaloni së lexuari për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez", aktorja e "Titanikut" u përgjigj troç:
"Çfarë? Jo! Unë kurrë nuk kam lexuar për Jennifer në jetën time.”
Ajo vazhdoi:
"Ç'lloj pyetjesh janë këto?"
Në rregull, mesa duket Kate nuk ka kohë për thashetheme të famshmish. E kuptueshme, jo të gjithë kanë nevojë të lexojnë për kolegët e tyre të industrisë. Nga ana tjetër, ne (dhe thuajse e gjithë bota) jemi sy e veshë tek lëvizja e radhës së Bennifer.
Çfarë po lexon tani Kate Winslet? Nuk e dimë. Por ne dimë çfarë ajo nuk po lexon: Qindra artikujt e shkruar për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.