Celebrity

Jennifer dhe Ben e kanë më seriozisht nga ç'mendonin të gjithë!

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2021

Jennifer dhe Ben e kanë më seriozisht nga ç'mendonin

Ok! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e kanë marrë shumë më seriozisht nga ç'e mendonin edhe vetë! Për të gjithë ata që mendonin se rikthimi i dashurisë së vjetër ishte thjesht një flirt momenti, na lini t'ju themi se jeni gabim. Burime për People bëjnë me dije se çifti do të vazhdojë të udhëtojë gjatë gjithë verës mes Los Angeles dhe Miami-it.

"Ata janë shumë të lumtur bashkë. Dalëngadalë po fillojnë të mendojnë për të ardhmen. S'është një marrëdhënie rastësore dhe kalimtare. Po e marrin shumë seriozisht romancën dhe duan që të zgjasë."

Përtej kësaj, prioriteti i të dyve mbeten fëmijët respektivë. 

"Ajo është 51-vjeç, por gjithmonë vendos si element kryesor kiminë. Jenny ndjen që ai është rritur që nga koha kur ishin bashkë."- vijon po i njëjti burim.

Për t'jua kujtuar: Jennifer dhe Ben fillimisht u panë bashkë në prill ku u fotografuan në makinën e saj, pak kohë pas ndarjes së Lopez nga Alex. E ndërsa së fundmi, dyshja e kap nga paparacët teksa darkonin të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Jennifer dhe Ben e kanë më seriozisht nga ç'mendonin

 

MOS I HUMBISNI