Celebrity

Një tjetër ish i famshëm hyn në lojë: Njerëzit duan rikthimin e Diddy-it me Jennifer Lopez

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2021

Një tjetër ish i famshëm hyn në lojë: Njerëzit

Duket sikur ish-at e J.Lo po prisnin vetëm ndarjen e saj nga Alex Rodriguez për të nisur sërish garën.

Pse e themi këtë?! Reperi i famshëm, Diddy krejt nga hiçi postoi dje një foto të tij me Jennifer. Në fakt, bëjmë gabim kur themi thjesht një foto pasi ajo foto i referohet një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e muzikës amerikane: lidhjes që u bë publike mes Diddy dhe Lopez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LOVE (@diddy)

Çifti nisi romancën në 1999 për t'u ndarë në 2001-in. Ndonëse në foton e postuar nuk kishte asnjë përshkrim nga ana e reperit që të bënte të dyshoje për gjëra të reja, fansat nuk u përmbajtën nëpër komente.

Një tjetër ish i famshëm hyn në lojë: Njerëzit

"Thuaj asaj të kthehet në shtëpi!"- shkuante dikush. "Ajo është single. Shko merre sërish!"- komentonte një tjetër. Aq e zjarrtë ishte nostalgjia për atë periudhë sa edhe Timbaland komentoi përmes ikonës me sytë-zemra.

Një tjetër ish i famshëm hyn në lojë: Njerëzit

Gjithsesi, Diddy dhe fansat, harrun një detaj. Jennifer nuk është edhe aq single pasi një tjetër ish është në jetën e saj prej muajsh. Lopez dhe Affleck thuhet se po shijojnë romancën dhe janë shumë të lumtur bashkë, por për aq kohë sa nuk ka asnjë konfirmim nga të dyja palët, reperi mund të bëjë ç'të dojë!

Një tjetër ish i famshëm hyn në lojë: Njerëzit

 

MOS I HUMBISNI