Celebrity

Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një marrëdhënie me të dashurin e Kourtney-t

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2021

Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një

Pas disa ditësh thashethemesh se Kim Kardashian ka patur një raport me të dashurin aktual të Kourtney-t, Travis Barker, vjen edhe një reagim i shkurtër i Kim-it që mohon akuzat e bëra nga ish-gruaja e Barker, Shanna Moakler.

Kim u kërkoi ndjekësve që ta pyesnin sepse kishte kohë të lirë dhe mund t’u përgjigjej. Dikush e pyeti nëse ka patur ndonjë raport me Travis Barker. Termi i përdorur është “hook up”, që i referohet një takimi ose ndonjë forme tjetër të marrëdhënies, përfshirë këtu përgjithësisht seksin.

“JO! Rrëfim i remë! Ne kemi qenë miq prej vitesh dhe jam shumë e lumtur për të dhe Kourt.” – thotë ajo.

Ditë më parë, e bija e Travis Barker dhe Shanna Moakler, Alabama Barker, shpërndau një screenshot në Instagram ku shpërthente ndaj të ëmës. Sipas saj, ajo nuk është një “nënë e mirë” dhe s’ka qenë shumë pjesë e jetës së saj. Në screenshot, ku Shanna pretendonte arsyet se pse u nda nga Travis, shkruante ndër të tjera se ai e tradhtoi me Kim Kardashian.

"Travis dhe Kim nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie romantike", një burim i afërt me Kim tha për Page Six. “Ata kanë qenë miq që janë prezantuar përmes Paris Hilton. Kështu gjithashtu u prezantuan Kourtney dhe Travis."

“Është e turpshme se si ajo vazhdon të përhapë gënjeshtra sepse qartazi është e acaruar nga fakti që ish-burri ka vazhduar jetën e tij,” tha një tjetër burim. “Është shumë e dëmshme për fëmijët e saj mënyra se si sillet. Shpresojmë që të gjejë lumturinë që i nevojitet.”

Pasi Travis dhe Kourtney bënë publike lidhjen, nisën të shpërndaheshin online disa komente të tij për Kim. Në vitin 2015, në një intervistë për Us Weekly, Travis iu referua Kim-it si “eye candy”, një term që përdoret për të përshkruar dikë ose diçka që është shumë tërheqëse për t’u parë (ndonëse mund të konsiderohet edhe si koment fyes, pasi i sheh gratë si objekte seksi).

“Si mund të mos ia ngulësh sytë Kim-it? Që ta dini, më pëlqente të kaloja kohë me Paris, por i dua vajzat me forma të theksuara. Në asnjë mënyrë nuk po tregohesha i parespektueshëm ndaj Paris, por nuk mund t’ia hiqja sytë Kim-it.” – tha ai.

Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një

Sidoqoftë, një burim tha për Page Six se Travis ishte "duke bërë shaka" kur bëri komentet.

“Kushdo që është afër tyre e ka ditur gjithnjë se Travis ka qenë i dashuruar me Kourtney gjithmonë [jo Kim]," tha një person i brendshëm. “Ata janë dashuruar marrëzisht dhe janë miqtë më të mirë. Të gjithë në rrethin e tyre nuk mund të ishin më të lumtur për ta.”

MOS I HUMBISNI