Celebrity

Situata e denjë për *meme*: North nxjerr huq Kim-in

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2021

Situata e denjë për *meme*: North nxjerr huq Kim-in

Si shumë njerëz të tjerë në planet, Kim Kardashian është e fiksuar me këngën “Drivers License” të Olivia Rodriguez. Aq shumë e fiksuar – të paktën siç thotë – sa ishte pikërisht kjo këngë që u përfol nëpër media fill pas ndarjes së saj me Kanye West, pasi Kim e publikoi.

“E di që nuk ishim perfektë / Por nuk jam ndjerë kurrë kështu për dikë / Dhe thjesht nuk mund ta imagjinoj si mund të jesh kaq ok, tani që unë jam larguar / Ma merr mendja se nuk e kishe me të vërtetë çfarë shkrove në atë këngë për mua,” ishte një pjesë e tekstit, të cilën njerëzit e lidhën me Kanye West.

Sidoqoftë, fakti që Kim i publikoi këngën, ishte shumë i rëndësishëm për Olivia-n, kështu që ajo i dërgoi një pako që prezanton albumin e ri, “Sour”.

“Sa e mirë është Olivia Rodriguez. Mezi po pres për albumin e saj. Ju njerëz e dini që unë e dashuroj ‘Drivers License’,” thotë Kim. Në sfond dëgjohet North, vajza e madhe, që thotë, “Ti nuk e dëgjon kurrë”.

Çfarë e ktheu situatën në një meme të denjë për Twitter është fakti që Kim thotë se “mezi po pret albumin”, ndërkohë që albumi ka një javë që ka dalë. Thënë kjo, çfarë thotë North u duket njerëzve më e besueshme [emoji që qesh].

Epo, North është vajza e Kanye West, kështu që...

Morali i gjithë kësaj: Mos bëni video në prani të fëmijëve!

MOS I HUMBISNI