Roland Hysi, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Nën foto ai shkruan:
"Për momentin nuk ndodhem në shtëpi...."
#LavdiZotit
Vieë this post on Instagram
Në Facebook, partnerja e tij, Eva Ago, ka zbuluar emrin dhe gjininë e bebushit:
"Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël. Siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës, që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi, ju kam gjithçka", shkroi ajo.
Këngëtari i grupit West Side Family është treguar gjithnjë shumë privat përsa i përket lidhjeve romantike, por në një intervistë të vitit 2019, ai pranoi se "është gati për t'u bërë baba".