Muzika

Akuzat për përdorim droge: Eurovision nxjerr raportin për vokalistin e Måneskin

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2021

Akuzat për përdorim droge: Eurovision nxjerr raportin për

The European Broadcasting Union (EBU) u shpeh në një deklaratë zyrtare se vokalisti i grupit italian Måneskin, Damiano David, rezultoi negativ në një test droge të kryer të shtunën.

Grupi, që u shpall fitues me këngën “Zitti e Buoni”, hodhi poshtë akuzat për përdorim droge, pasi disa pamje u shfaqën në rrjete sociale kur Damiano David përkulej mbi tavolinë teksa ishte në kamera.

Akuzat për përdorim droge: Eurovision nxjerr raportin për

Në deklaratën e EBU shkruhet se siç u kërkua nga delegacioni italian, u kryen hetime për një rishikim të plotë të fakteve, që përfshinte kontrollin e të gjitha filmimeve.

“Një test për përdorimin droge u krye vullnetarisht nga këngëtari kryesor i grupit Måneskin, i cili ka rezultuar negativ. Asnjë përdorim droge nuk ndodhi dhe ne e konsiderojmë çështjen e mbyllur.”

Gjat një konference për shtyp pas festivalit, Damiano mohoi përdorimin e drogës dhe u shpreh se u përkul pasi një tjetër anëtar i bandës kishte thyer një gotë në këmbët e tij.

Akuzat për përdorim droge: Eurovision nxjerr raportin për

Grupi Måneskin, i formuar në Romë, nisi të merrej me muzikë fillimisht duke performuar në rrugë dhe nëpër aktivitete lokale. Måneskin (dritë e hënës nga gjuha daneze) fitoi famë në X Factor 2017. Kënga “Zitti e Buoni” është një manifest për të qenit ndryshe.

Shënim: Në një version të mëparshëm të artikullit, në një paragraf u shkrua gabimisht se Damiano David rezultoi pozitiv në testin e drogës. Teksti është korrigjuar.

MOS I HUMBISNI