#1 - Krijoni një 'skemë ngjyrash'
View this post on Instagram
Disa njerëz thonë se e gjithë veshja e zezë duket gjithnjë e hijshme dhe kjo ka tendencë të jetë e vërtetë - por unë personalisht preferoj ngjyrat. Një stil monokromatik mund të duket po aq pastër dhe këndshëm sa një veshje 'bardhë e zi'.
#2 - Përqendrohuni në vetëm një detaj
View this post on Instagram
Shpesh, veshjet më të mira, më klasike nuk kanë shumë elementë. Në rastet kur doni t'i jepni vëmendjen diçkaje të caktuar në veshje, sigurohuni ta çoni fokusin aty. Për shembull, këtu, "personazhi kryesor" është bluza, prandaj e kombinova me një palë xhinse shumë të thjeshta. Për më tepër, nuk e ngarkova as me bizhuteri.
#3 - Shtoni një kapele
View this post on Instagram
Sa herë që ndjej se veshjes sime po i mungon diçka, shtoj një kapele. Shpesh vajzat e harrojnë këtë aksesor ose kanë idenë se kapelet nuk ju shkojnë, por më besoni, ka aq shumë modele e forma kapelesh sa do ketë patjetër diçka edhe për ju. Një kapele mund ta bëjë veshjen të duket si diçka krej ndryshe.
#4 - Këpucë të bardha
View this post on Instagram
Ky është më shumë një mendim personal, por unë them se nuk mund të gaboni me këpucët e bardha. Pavarësisht nëse janë atlete apo çizme, e bardha duket e pastër dhe e hijshme në këmbë. Edhe ngjyrat neutrale, një bezhë e lehtë, do shkëlqente.
#5 - Kushtojini vëmendje formës dhe përshtatjes në trup të veshjeve
View this post on Instagram
Çdo stilist bie dakord se veshjet më të mira janë ato që na rrijnë më mirë, që duket sikur përqafojnë trupin tonë. Kjo s'do të thotë se duhet të veshim vetëm rroba të ngushta apo që rrijnë pas trupit, por të paktën të mos duket se zgjodhëm masën e gabuar në dyqan. Një truk që mund të përdorni është shtimi i një rripi ose përdorimi i fustaneve, bluzave me lidhëse për të theksuar belin.
#6 - Luani me "shtresat e veshjeve"
View this post on Instagram
Elementë të caktuar mund ta bëjnë veshjen më të plotë. Për shembull, shtimi i një këmishe të bardhë, përdorur si xhaketë e hollë, përveçse është ideale për mëngjeset e freskëta të verës, e bën veshjen shumë stil.
Burimi: In Style