Ndonjëherë është e lodhshme të jesh single. Jo sepse s’ke dikë në krah, por duket se të gjithë po pyesin: “Me kë po del tani?”, “Akoma beqare ti?”, “Hë ka ndonjë të re” etj. Tek “Sex & The City”, shpesh gjej ngushëllimin që më duhet. 5 vajza që kalojnë gjithë romancat e mundshme dhe mbështeten gjithjnë tek njëra-tjetra. Nëse ka ca gjëra që ky film më ka mësuar për të qenit beqare, janë këto:
#1 – Mund të dal me gocat çdo ditë të javës, jo vetëm fundjavave.
#2 – Nuk ka pse të ndihem keq sepse po i përkushtohem shumë punës dhe karrierës sime. Të qenit beqar/e të jep mundësinë ta vendosësh gjithë pasionin dhe energjinë në punë. Për më tepër, s’kam pse t’i kërkoj falje askujt pse kam një karrierë. Nëse dikush ka probleme me këtë, nuk është faji im.
#3 – Mund të dal me këdo dhe të bëj çfarë të dua! Sepse jam single, harrove?
#4 – S’kam pse të vishem për t’i bërë përshtypje askujt. Po, kam tre ditë që rri në shtëpi me këto pizhama. Ka ndonjë problem?!
#5 – S’kam pse shqetësohem për gjëra që shqetësohen njerëzit në një lidhje. Me kë është ai tani, pse më vonoi përgjigjen, si do jetë e ardhmja jonë etj, etj. – Nuk kam asnjë prej këtyre mendimeve.
#6 – Mund t’i “hap sytë” sa të dua. E sheh atë atje? Sa i mirë.
#7 – Jam e lirë të eksperimentoj brenda dhe jashtë krevatit.
#8 – Kuptoj më qartë se çfarë dua ose çfarë kërkoj nga një lidhje. Mr. Big thotë se se “në fund ti do vetëm atë që të bën të qeshësh”. Dhe unë po e kuptoj se çfarë dua.
#9 – Kupton se mikeshat e tua mund të jenë “shpirtrat binjakë”. Kur je single, mund ta kanalizosh energjinë te shoqëria. Mendo pak për gjithë kujtimet që do të keni 10 vite më vonë.
#10 – Kupton se të jesh single s’është dhe aq keq! Në faza të caktuara të jetës, na pëlqen liria e të qenit vetëm dhe s’na duhet askush që të jemi të lumtur.
Burimi: Pop Sugar