Health

Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa disa teste, zbulon studimi

Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa

Qentë janë më të aftë në identifikimin e Covidit sesa disa teste LTF, sipas një studimi francez. Testet LTF janë analiza imunokromatografike të shpejta, që synojnë të zbulojnë praninë e një substance të synuar në një mostër të lëngshme, pa nevojën e pajisjeve të specializuara dhe të kushtueshme; testet e shtatzënisë janë teste LTF.

Prova, e kryer në mars dhe prill nga Shkolla Kombëtare Veterinare e Francës dhe njësia e hulumtimeve klinike të spitalit Necker-Cochin të Parisit, tregoi se qentë ishin në gjendje të zbulonin praninë e virusit me saktësi 97%. Qentë ishin gjithashtu 91% të saktë në identifikimin e mostrave negative, tregoi studimi.

Një përmbledhje e fundit e 64 studimeve zbuloi se LFT identifikon saktë mesatarisht 72% të njerëzve të infektuar me virus që kanë simptoma dhe 58% që nuk kanë.

"Këto rezultate janë konfirmim shkencor i aftësisë së qenve për të zbuluar Covid-19", tha bordi i spitalit të Parisit, duke shtuar se studimi - i cili pritet të botohet në një përmbledhje shkencore - ishte i pari i këtij lloji.

"Janë rezultate të shkëlqyera, të krahasueshme me ato të një testi PCR," tha Prof. Jean-Marc Tréluyer për Agence-France Presse. Tréluyer tha se qentë nuk do të zëvendësonin testet PCR, të cilat janë dukshëm më të besueshëm se testet LFT.

Studiuesit në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Britaninë, kanë eksperimentuar me qentë për të zbuluar Covid, ndërsa Finlanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar filluan provat me qentë në aeroportet ndërkombëtare të Helsinkit dhe Dubai.

Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa

Burimet: Agence-France Presse, Guardian

REELS

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Dogs can detect Covidine better in humans than some tests, the study found

Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa

Dogs are better at identifying Covid than some LTF tests, according to a French study. LTF tests are rapid immunochromatographic analyzes, which aim to detect the presence of a target substance in a liquid sample, without the need for specialized and costly equipment; pregnancy tests are LTF tests.

The test, conducted in March and April by the French National Veterinary School and the clinical research unit of Necker-Cochin Hospital in Paris, showed that the dogs were able to detect the presence of the virus with 97% accuracy. Dogs were also 91% accurate in identifying negative samples, the study showed.

A recent review of 64 studies found that LFT accurately identifies on average 72% of people infected with the virus who have symptoms, and 58% who do not.

"These results are scientific confirmation of the dogs' ability to detect the signature of Covid-19 olfactory signature," said the Paris hospital board, adding that the study - which is expected to be published in a scientific review - was the first of its kind. .

"These are excellent results, comparable to those of a PCR test," said Prof. Jean-Marc Tréluyer for Agence-France Presse. Tréluyer said dogs would not replace PCR tests, which are significantly more reliable than LFT tests.

Researchers in other countries, including Australia, Germany and Britain, have been experimenting with dogs to detect Covid, while Finland and the UAE last year began dog trials at Helsinki and Dubai international airports.

Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa

Sources: Agence-France Presse, Guardian