Në tekstin e këngës “Labyrinth”, Loredana në një pjesë thotë që “asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”. Teksti qëndron, sepse në pothuajse të gjitha videoklipet, Lori i qëndron besnike stilit të saj karakteristik “si naçu” dhe le ta rithemi – duket yll. Fotoja promovuese e albumit të radhës (që gjejeni çfarë!!! Është një bashkëpunim i saj dhe Mozzik), Lori shfaqet pak ndryshe.
View this post on Instagram
Siç mund ta shihni, ajo i është bashkuar zgjedhjes së Mozzik për të mos veshur bluzë dhe të dy janë topless. Dikush e ironizoi në koment duke i kujtuar reperes se ka thënë që “asnjëherë nuk zhvishet për klikime”. Loredana u përgjigj, “për Mozzik-un e dashur”.
Mozzik ndërkohë publikoi këto foto:
Albumi i tyre titullohet “No Rich Parents” (Jo prindër të pasur) dhe më shumë detaje nuk janë bërë ende publike. Pasi u lumturuan për bashkimin e tyre, pyetja që i mundon fansat është: A u bënë sërish prindër apo ishte e gjitha një strategji marketingu?! Nuk dihet.