News

Kam parë disqe fluturuese: Deklarata e Barack Obama-s për UFO-t

Kam parë disqe fluturuese: Deklarata e Barack Obama-s për UFO-t

Për shumë kohë, të shprehje interesin ndaj objekteve fluturuese të paidentifikuara, të njohura shkurtimisht me termin UFO, dukej një budallallëk dhe diçka e papranueshme. Jo vetëm njerëzit, por edhe disa nga qeveritë më të rëndësishme në botë, si ajo e SHBA-së, kanë mbajtur një qëndrim mospërfillës ndaj UFO-ve, por ja që gjërat duket se po ndryshojnë.

Një raport i “60 Minutes” në CBS trajton qasjen mospërfillëse të qeverisë amerikane ndaj UFO-ve. Muajin e ardhshëm, departamenti i mbrojtjes dhe agjencitë e inteligjencës në SHBA do të japin një raport zyrtar në lidhje me ekzistencën e objekteve të paidentifikuara dhe nisur nga kjo, një numër dëshmitarësh të besueshëm u intervistuan, përfshirë këtu ish-presidentin Obama dhe një ish-pilot të marinës amerikane.

“Çfarë është e vërtetë, dhe jam serioz në këtë pikë, është se ka pamje dhe regjistrime të objekteve në qiell, që ne nuk i dimë saktësisht se çfarë janë, nuk mund të shpjegojmë se si lëvizën, nuk mund ta shpjegojmë trajektoren e tyre,” tha Obama për CBS. “Nuk kishin një model lehtësisht të shpjegueshëm. Dhe kështu, ju e dini që unë mendoj se njerëzit ende po përpiqen seriozisht të hetojnë dhe të kuptojnë se çfarë është kjo. Por nuk kam asgjë për të raportuar sot.”

Interesi për UFO-të ndoshta do të rritet teksa SHBA po përgatitet të publikojë raportin në fillim të qershorit. Në mars, John Ratcliffe, ish-drejtori i inteligjencës në qeverinë Trump, tha se raporti do të zbulojë se ka pasur "shumë më tepër" raportime për UFO sesa ato që janë bërë publike.

Në prill të vitit 2020, Pentagoni - selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara – publikoi zyrtarisht video ku duken UFO. Për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregonin objekte të rrëmujshme që lëvizin me shpejtësi.

Një nga videot tregoi një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë, sipas New York Times; dy videot e tjera i përkasin vitit 2015 dhe shfaqin objekte të çuditshme në ajër.

Në deklaratën e Pentagonit u sqarua se videot kanë qarkulluar të paautorizuara dhe se “fenomenet ajrore të vëzhguara mbeten të paidentifikuara”.

Burimet: Guardian, New York Times

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

I saw flying saucers: Barack Obama's statement about UFOs

Kam parë disqe fluturuese: Deklarata e Barack Obama-s për UFO-t

For a long time, expressing interest in unidentified flying objects, known briefly as UFOs, seemed foolish and unacceptable. Not only humans, but some of the world's most important governments, such as the United States, have taken a hard line on UFOs, but things seem to be changing.

A 60 Minutes report on CBS addresses the US government's disregard for UFOs. Next month, the US Department of Defense and intelligence agencies will issue an official report on the existence of unidentified objects, and as a result, a number of credible witnesses were interviewed, including former President Obama and a former US Navy pilot.

"What is true, and I am serious at this point, is that there are images and recordings of objects in the sky, that we do not know exactly what they are, we can not explain how they moved, we can not explain their trajectory, "Obama told CBS. "They did not have an easily explainable model. And so, you know I think people are still seriously trying to investigate and figure out what that is. "But I have nothing to report today."

Interest in UFOs is likely to rise as the US prepares to release the report in early June. In March, John Ratcliffe, Donald Trump's former director of intelligence, said the report would reveal that there had been "far more" UFO reporting than has been made public.

In April 2020, the Pentagon - the headquarters of the United States Department of Defense - officially released videos showing UFOs. For the first time, videos were published by the New York Times in 2017 and showed messy objects moving at speed.

One of the videos showed an incident in 2004 where Navy pilots encountered a 40-foot-long object that stood about 50 feet above the water, according to the New York Times; the other two videos belong to 2015 and showed strange objects in the air.

The Pentagon statement clarified that the videos were circulated unauthorized and that "the observed aerial phenomena remain unidentified."

Sources: Guardian, New York Times