Social Buzz

Kërcimi i pazakontë për bark të sheshtë bëhet viral në TikTok: A funksionon?

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2021

Kërcimi i pazakontë për bark të sheshtë bëhet

Një përdoruese e njohur si Janny14906 u bë virale në pak kohë me videot e postuara në TikTok - një kërcim që supozohet të ndihmojë shfaqjen e muskujve të barkut.

Ideja është që të tundni gjoksin dhe ijet përpara dhe prapa shumë shpejt, ndërsa formoni dhe rrathë me trup, duke krijuar një lloj kërcimi që synon të bëjë bel të hollë dhe bark të sheshtë. 

Ndërsa inkurajimi për të lëvizur më shumë dhe për të qenë më aktivë është i mirë, mënyra e shpejtë me të cilën Janny u bë kaq virale tregon për problemet që ka platforma kur lejon që një metodë e tillë e rënies nga pesha, ende e pavërtetuar, të bëhet kaq shpejt virale me miliona shikime në gjithë botën.

Pra, a funksionon? Edhe pse disa përdorues të TikTok pohojnë se funksionon (mund të jetë efekti placebo), ekspertët thotë se kjo lëvizje nuk është aspak një mënyrë efektive për të humbur dhjamin në bark. Në mënyrën që të humbni dhjamin në zonën e barkut, nutricionistët, instruktorët e palestrave thonë se zgjidhja më efektive është të jeni në deficit kalorish.

Për më tepër, përdoruesja që bëri viral kërcimin, ka edhe video ku sugjeron: "Ushtrohuni për një orë në ditë dhe hani çfarë të doni", që është gjithashtu totalisht e pasaktë, pasi kjo lloj këshille mund të fusë shumë njerëz në telashe. 

Për shumë njerëz, barku është një zonë kokëfortë dhe shpesh një nga pjesët e trupit më të vështira për "t'u bindur", por zgjidhja e vetme është mbajtja e një regjimi të shëndetshëm.

Me pak fjalë, mos besoni gjithçka që shihni në internet dhe bëni kërkimet tuaja të bazuara në kërkime shkencore dhe ekspertë të fushës.

MOS I HUMBISNI