Fashion & Beauty

Vetëm ngjyra e thonjve mjafton për t'ju ndryshuar humorin: Zbulo cila ngjyrë të duhet ty!

Vetëm ngjyra e thonjve mjafton për t'ju ndryshuar humorin: Zbulo

Nëse po kërkoni manikyrin e përsosur të thonjve, mund të jeni duke menduar se cilat ngjyra janë në modë ose cilat shkojnë më mirë me tonin e lëkurës, por a keni menduar të zgjidhni një ngjyrë thonjsh që mund të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit?

Ngjyra është një mjet i fuqishëm komunikimi - që truri mund ta përcjellë me ose pa vetëdije. Nga ana tjetër, ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni, mund të krijojnë ndjenja të vetmisë, lumturisë, ankthit, frymëzimit dhe shumë më tepër. Në studimin Emotional Reactions to Color (Reagimet emocionale ndaj ngjyrës), studiuesja Kathy Lamancusa shprehet se efekti emocional i ngjyrës tek secili person përcaktohet nga përvojat e tyre të kaluara, kultura dhe më shumë.

Çfarë kuptimesh mund të kenë ngjyra të ndryshme?

Blu - Ngjyra blu nxit ndjenjat e besimit dhe forcës. Në studimin e përmendur më lart, thuhet edhe se ngjyra blu bën që trupi të lëshojë kimikate qetësuese.

E verdha - E verdha shpesh përshkruhet si ngjyra që sjell ndjenja të ngrohtësisë, gëzimit dhe qartësisë. Të lyerit e thonjve me të verdhë mund t'ju bëjë të ndiheni më me energji dhe të gatshëm për të përballuar ditën. 

Vjollcë - Është një ngjyrë që konsiderohet sensuale, misterioze dhe madje ekzotike. Lyerja e thonjve tuaj me një "vjollcë mbretërore" mund t'ju japë vetëbesimin që keni kërkuar.

E kuqe - Thonjtë e kuq konsiderohen seksi! Kjo ngjyrë tërheq vëmendje dhe ka një histori të përcjelljes së emocioneve të forta (sensuale). Sipas psikologjisë së ngjyrave, lyerja e thonjve me të kuqe mund të ndihmojë në vetëbesimin tuaj dhe t'ju bëjë të ndiheni më të ngazëllyer dhe energjikë.

E zeza - Nuk e keni parë shpesh tek thonjë të zezën apo jo? Ngjyra e zezë shpesh mund të shkaktojë emocione kërcënuese ose ndjesi hidhërimi. Në shumë vende, e zeza simbolizon edhe vdekjen dhe rilindjen. Në studimin "Color and Psychological Functioning" (Ngjyrat dhe funksionimi psikologjik) nga Andrew J. Elliot, zbulohet se e zeza shpesh shoqërohet me mendime dhe ndjenja agresiviteti.

Portokalli - Edhe portokallia mund të ketë efekt për t'ju bërë të ndiheni më mirë me veten tuaj. Ajo ngjall gjithashtu ndjenja miqësie dhe gëzimi. 

Psikologët e ngjyrave kanë zbuluar se ngjyrat komunikojnë me trurin në mënyra që ne nuk mundemi. Mendojeni këtë kur të lini takimin e radhës tek estetistja :)

Burimi: Nail That Accent

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Just the color of your nails is enough to change your mood: Find out which color do you need?

Vetëm ngjyra e thonjve mjafton për t'ju ndryshuar humorin: Zbulo

If you are looking for the perfect nail polish, you may be wondering which colors are in vogue or which ones go best with your skin tone, but have you thought about choosing a nail color that can affect your mood?

Color is a powerful means of communication - that the brain can communicate with or without consciousness. On the other hand, those colors can affect the way you feel.

Colors can create feelings of loneliness, happiness, anxiety, inspiration and much more. In the study Emotional Reactions to Color, researcher Kathy Lamancusa states that the emotional effect of color on each person is determined by their past experiences, culture and more.

What meanings can different colors have?

Blue - The color blue evokes feelings of confidence and strength. In the study mentioned above, it is also said that the color blue causes the body to release soothing chemicals.

Yellow - Yellow is often described as the color that brings feelings of warmth, joy and clarity. Painting your nails yellow can make you feel more energetic and ready to face the day. 

Purple - It is a color that is considered sensual, mysterious and even exotic. Painting your nails with a "royal purple" can give you the confidence you have been looking for.

Red - Red nails are considered sex, right? This color attracts attention and has a history of conveying strong emotions. According to color psychology, painting your nails red can help boost your self-confidence and make you feel more excited and energetic.

Black - You have not seen black nails often, have you? The color black can often cause threatening emotions or feelings of bitterness. In many places, black also symbolizes death and rebirth. In the study "Color and Psychological Functioning" by Andrea J. Elliot, it is found that black is often associated with thoughts and feelings of aggression.

Orange - Even orange can have the effect of making you feel better about yourself. Orange also evokes feelings of friendship and joy. 

Color psychologists have discovered that colors communicate with the brain in ways we cannot. Think about this when you leave the next appointment with the beautician :)

Source: Nail That Accent