Celebrity

Katy 32-vjeç do t'i jepte vetëm 1 këshillë vetes 15-vjeç që 'vuante për djemtë'

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2021

Katy 32-vjeç do t'i jepte vetëm 1 këshillë vetes

Katy Perry, tashmë nënë e një vajze 9 muajshe mendon se ka jetuar mjaftueshëm për të bërë bilancin e pengjeve apo gjërave për të cilat është penduar. Teksa fliste për këngën e re "Electric", Perry u kthye pas në kohë për të kujtuar veten në vitet e adoleshencës.

"Mendoj se kam bërë një punë të mirë. Nuk kam pengje, nuk pendohem për asgjë. Kam rënë, kam bërë gabime dhe kam mësuar prej tyre. Kam qenë pak e çmendur pas djemve. Mendoj kështu sepse kam qenë gjithmonë në kërkim të dashurisë së vërtetë, asaj të madhes fare."-u shpreh ylli i pop-it.

Pavarësisht se nuk është penduar për asgjë, këngëtarja thotë se nëse do të mundej do t'i jepte një këshillë Katy 15-vjeç, që ishte aq e ndjeshme ndaj romancave dhe djemve.

"Mos e vrit mendjen, bëj gabime. Mos lexo komentet e rrjeteve sociale, mos u fikso pas tyre. Mëso të ndash jetën e vërtetë nga ajo virtuale. Dhe mos harro që çunat janë të papjekur deri në moshën 35-vjeçare."- vazhdon ajo, e cila për herë të parë e takoi Ornaldo Bloom kur ishte 39-vjeç dhe sipas rregullit, një burrë i pjekur.

Ndër të tjera, Katy foli edhe për djalin 10-vjeçar të Ornaldo-s nga martesa me Miranda Kerr, Flynn për të cilin tha se i jep këshilla të papara për projektet e reja muzikore.

Burimi: Pop Sugar