Pushteti

Pse politikanët kroatë po postojnë foto me rroba banje

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2021

Pse politikanët kroatë po postojnë foto me rroba banje

Një mosmarrëveshje me ligjin në Kroaci e çoi debatin në një nivel të papritur.

Çfarë ndodhi? Kroacia do të caktojë kreun e ri të Gjykatës së Lartë, por vendimi ka shkaktuar mosmarrëveshje mes presidentit Zoran Milanovic dhe kryeministrit Andrej Plenkovic. Presidenti njoftoi profesoreshën e drejtësisë si kandidaten e tij për Gjykatën e Lartë, por ajo u refuzua nga parlamenti. Të enjten, kreu i parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, bëri një thirrje të tretë publike për aplikimet e Gjykatës Supreme.

Por çfarë lidhje ka kjo me rrobat e banjës?  Nxitur nga mosmarrëveshjet, presidenti e etiketoi kreun e parlamentit si një “ngacmues të zakonshëm, pa muskuj”.

Ishin këto fjatë të presidentit që gjeneruan një përgjigje virale të drejtpërdrejtë nga Jandrokovic në rrjetet sociale.

"Meqenëse klloun Milanovic më akuzoi se isha një ngacmues pa muskuj dhe meqë jam pro një debati argumentues, unë po bashkëlidh provat," tha ai. "Nuk jam ngacmues dhe muskujt gjykojini vetë," shtoi ai.

Pse politikanët kroatë po postojnë foto me rroba banje

Fotoja u shpërnda gjerësisht në Kroaci dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se politika e vendit kishte zbritur në një nivel të papritur.

Pse politikanët kroatë po postojnë foto me rroba banje

Marijana Puljak, një deputete nga partia liberale Pametno, gjithashtu publikoi një foto të vitit 1996 në Facebook. Imazhi tregon barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë. “Ne nuk kemi muskuj, por stomakun e dikujt me një fëmijë dhe dikujt që pi birra," tha ajo.

Pse politikanët kroatë po postojnë foto me rroba banje

Burimi: Euronews