Kinema & TV

Pse personazhet e Disney-t rrallë e kanë nënën?

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2021

Pse personazhet e Disney-t rrallë e kanë nënën?

Anna dhe Elsa e “Frozen”, Lilo te “Lilo dhe Stitch”, Rapunzel, Aurora te “Bukuroshja e Fjetur”, Aladdin dhe Jasmine te “Aladdin”, Ariel te “Sirena e Vogel”, Borëbardha etj., kanë një të përbashkët mes të tjerave: mungon figura e nënës.

A ka ndonjë arsye pas? Me gjasë po.

Pse personazhet e Disney-t rrallë e kanë nënën?

I pyetur nga Bright Side, producenti Don Hahn – i cili ka prodhuar disa nga filmat më të suksesshëm të animuar kohëve të fundit, përfshirë edhe “E bukura dhe bisha” apo “Mbreti Luan” – tha se filmat e Disney-t kanë të bëjnë me rritjet.

“Filmat kanë të bëjnë me atë ditë në jetën tënde kur duhet të pranosh përgjegjësinë. Të rritesh. Simba iku nga shtëpia, por duhej të kthehej.”

Pse personazhet e Disney-t rrallë e kanë nënën?

Producenti shpjegoi se filmat janë 80-90 minuta dhe është shumë më shpejt që të kesh personazhe që rriten pasi prindërit “zhduken”. Nëna e Bambit vritet, kështu që ai duhet të rritet.

Hans i dha edhe një tjetër shpjegim mungesës së figurës së nënës në filmat e Disney-t. Ai e lidh ndoshta me faktin që nëna e krijuesit legjendar, Walt Disney, ndërroi jetë aksidentalisht në vitin 1940.

Pse personazhet e Disney-t rrallë e kanë nënën?

Por kjo është vetëm një teori. Sipas tij, arsyeja kryesore është se kur mungojnë prindërit, personazhet e animuar detyrohen të rriten më me shpejtësi, të marrin vendime dhe skenaristët e kanë më të të shkruajnë historitë e tyre.

MOS I HUMBISNI