Relationships

4 zakone të thjeshta të çifteve të lumtura, aprovuar nga psikologë!

4 zakone të thjeshta të çifteve të lumtura, aprovuar nga

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla bazë për një jetë romantike të lumtur, bazuar nga psikologë dhe terapistë marrëdhëiniesh.

- Rehatia

Çiftet e lumtura shpesh i referohen me shaka njëri-tjetrit si një "këpucë e vjetër". Ky përshkrim i referohet ndjesisë, jo pamjes. Ata nuk po e përshkruajnë njëri-tjetrin si të konsumuar, por si të rehatshëm për t'u veshur. Dy të dashuruar duan të jenë pranë njëri-tjetrit sepse ashtu mund të jenë 100% vetvetja, pa makeup, pa veshjet më të bukura, ashtu të shkujdesur. Pra, silluni si një "këpucë e rehatshme" për partnerin/en: Krijoni një hapësirë të sigurt inkurajuese dhe tërheqëse për njeriun tuaj të zemrës.

- Flisni

Çiftet e lumtura nuk ulen në një restorant, hanë dhe kaq. Ata flasin. Për gjithçka. Por ata gjithashtu dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit. Brenda një marrëdhënieje të shëndetshme, nuk ka tema "tabu". Çiftet e lumtura raportojnë se dialogu i shëndetshëm bashkon më tepër sesa ndan. Është "klisheja", të cilët ekspertët s'do ndalojnë kurrë së thëni: Komunikoni, flisni lirshëm!

- Dashuria dhe e qeshura

Çiftet që qeshin bashkë, qëndrojnë bashkë. Po, keni nevojë për dashuri, përkushtim, respekt, admirim të ndërsjellë dhe gjithçka tjetër, por ju gjithashtu duhet të argëtoheni së bashku. Dhe e qeshura lëshon endorfina që ju bëjnë të dëshironi të rrini më shumë me njëri-tjetrin

Dr. Doris Bazzini, në bashkëpunim me autorë të tjerë, studioi ndikimin e të qeshurit në kënaqësinë e marrëdhënies. Rezultoi se çiftet që rikujtonin situata të kaluara që përfshinin të qeshura të mëdha, raportonin kënaqësi më të lartë të marrëdhënies. 

- Vëmendje selektike

Doni t'i kujtoni partnerit/es pse ai/ajo u dashurua me ju? Bëjini të ndihen sikur ata janë i vetmi person në dhomë, madje edhe në turmë. A nuk është kjo mënyra si u sollët kur u dashuruat për herë të parë? Mbani kontaktin me sy. Lëreni telefonin në xhep dhe mos i kushtoni vëmendje të barabartë të gjithëve. Provojeni këtë herës tjetër që do të dilni dhe shihni se si njerëzit do t'ju pyesin nëse "sapo jeni fejuar, apo sapo jeni martuar" etj. 

Çiftet me zakone "të këqija" mund ta ndryshojnë dinamikën e tyre negative duke filluar nga sot. Flisni, qeshni, kushtojini vëmendje dhe bëjeni njëri-tjetrin të ndihet rehat. Zhvillimi dhe praktikimi i zakoneve pozitive do ta përmirësojë marrëdhënien dhe cilësinë e kohëss që do të kaloni së bashku.

Burimi: Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

4 simple habits of happy couples, approved by psychologists!

4 zakone të thjeshta të çifteve të lumtura, aprovuar nga

According to experts, to enjoy a successful relationship, you need more than just "spending time together". Below you will find 4 basic tips for a happy romantic life, based on psychologists and relationship therapists.

- Rehatia

Happy couples often jokingly refer to each other as "old shoes". This description refers to feeling, not appearance. They are not describing each other as consumed, but as comfortable to wear. Two lovers want to be close to each other because that way they can be 100% themselves, without makeup, without the most beautiful clothes, so carefree and just comfortable! So act like a "comfortable shoe" for your partner: Create a safe, encouraging and attractive space for your man of heart.

- Flisni

Happy couples do not sit in a restaurant, eat and so on. They speak. For everything. But they also listen and pay attention to each other. Within a healthy relationship, there are no "taboo" topics. Happy couples report that healthy dialogue unites rather than divides. It's the "cliché" that experts will never stop saying: Communicate, speak freely!

- Love and laughter

Couples laughing together stay together. Yes, you need love, devotion, respect, mutual admiration and everything else, but you also need to have fun together. And laughter releases endorphins that make you want to spend more time with each other

Dr. Doris Bazzini, in collaboration with other authors, studied the impact of laughter on relationship satisfaction. It turned out that couples recalling past situations that involved big laughs reported higher relationship satisfaction. 

- Selective attention

Do you want to remind your partner why he / she fell in love with you? Make them feel like they are the only person in the room, even in the crowd. Isn’t that the way you behaved when you first fell in love? Keep eye contact. Leave the phone in your pocket and do not pay equal attention to everyone. Try this next time you go out and see how people will ask you if "you just got engaged, or you just got married" and so on. 

Couples with "bad" habits can change their negative dynamics starting today. Talk, laugh, pay attention and make each other feel comfortable. Developing and practicing positive habits will improve the relationship and the quality of time you spend together.

Source: Psychology Today