KORONAVIRUS

Lëvizja e lirë: Sa gjasa ka të hiqet fasha orare?

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2021

Lëvizja e lirë: Sa gjasa ka të hiqet fasha orare?

Duke qenë se situata e Covid-19 në vend duket e qëndrueshme, natyrshëm lind pyetja: "Kur do të mund t'i kthehen njerëzit normalitetit?"

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Opinion", ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se masat do të rishihen gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të vlerësohet një lehtësim përsa i përket fashës orare.

"Shqipëria nuk ka patur mbyllje totale këtë vit. Ne kemi marrë masa të shënjestruara për të mos dëmtuar bizneset dhe ekonominë e vendit. Orari do të rivlerësohet në dy javët e ardhshme, në fund të majit për të parë sesi do të zhvillohen masat. Besoj do të kemi lajme të mira nëse vijojmë kështu."- u shpreh Manastirliu. 

Përsa i përket vaksinimit, ministrja u shpreh se sa më shumë të vaksinuar aq më i liruar do të jetë sezoni veror.

“Janë vaksinuar deri tani më dozën e parë më shumë se 6 mijë punojës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri. Ritmet e vaksinimit në vend janë ritme të larta, pra vijon intenisteti i vaksinimeve ditore.  Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë. Ashtu siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemiologjike."

Lëvizja e lirë: Sa gjasa ka të hiqet fasha orare?

 

MOS I HUMBISNI