Celebrity

Po yjet ç'thonë për çifin e ri? Si duket lidhja Ben Affleck-Jennifer Lopez, sipas horoskopit!

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2021

Po yjet ç'thonë për çifin e ri? Si duket lidhja Ben

Pasi u panë duke kaluar pushime së bashku, të gjithë janë të bindur se dyshja J. Lo dhe Ben Affleck tani janë bashkë, pas 17 vitesh që prej ndarjes. Çfarë kanë rezervuar yjet për dyshen?

Lopez dhe Affleck janë të dy Luanë dhe sipas Go To Horoscope, dyshja ka shanse të mira për një marrëdhënie solide dhe produktive, ku të dy kontribuojnë në mënyrë të barabartë në lidhje. Një çift i përbërë nga dy Luanë gjithmonë do të tërheqë vëmendjen e publikut duke nisur që nga sjellja e deri tek veshja. Të dy plotësojnë madhështinë e njëri-tjetrit.

Në marrëdhënie mund të ketë pak probleme mes dilemës se kush do mbizotërojë, kjo sepse të dy duan të jenë lider në çdo fushë apo marrëdhënie.

Dy Luanëve si çift u pëlqejnë shpenzimet, dhuratat që vijnë papritur dhe të mos merren shumë me planifikime të detajuara. Me kalimin e kohës, festat e orëve të vona do të rrallohen dhe rutina do të mbizotërojë, por ata s'do e kenë problem.

Suksesi mund të bëhet gjithashtu një provë serioze për Luanët e dashuruar - ata mund të ndjehen xhelozë për arritjet e partnerit dhe madje të bëhen konkurrues duke u përpjekur të fitojnë të drejtën për të qenë kryesori. Një sipërmarrje e përbashkët mund të jetë emocionuese dhe sfiduese për këtë çift. Edhe këtu do konkurrojnë me njëri-tjetrin, por shpresojmë të dinë si punohet në skuadër.

Po yjet ç'thonë për çifin e ri? Si duket lidhja Ben