Celebrity

17 vite pas ndarjes, J. Lo dhe Ben Affleck janë bashkë me pushime dhe s'duken më 'thjesht miq'

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2021

17 vite pas ndarjes, J. Lo dhe Ben Affleck janë bashkë me pushime dhe

17 vite pas ndarjes, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë përsëri bashkë, si "miq", por tani gjërat nuk duken më dhe aq miqësore. Burime të shumta për E!News konfirmojnë se mes dyshes ka diçka më shumë se miqësi. 

17 vite pas ndarjes, J. Lo dhe Ben Affleck janë bashkë me pushime dhe

Affleck dhe J. Lo u shfaqën së bashku në koncertin Vax Live në Los Angeles të dielën, në 2 maj dhe u nisën më pas në Yellowstone Club në Montana, ku qëndruan për rreth një javë.

Një burim thotë për E!:

"Ata ishin vetëm. Vetëm ata të dy!"

TMZ publikoi fotot nga pushimet e tyre:

17 vite pas ndarjes, J. Lo dhe Ben Affleck janë bashkë me pushime dhe

Lajmi vjen rreth një muaj pasi Jennifer dhe Alex Rodriguez konfirmuan se ishin ndarë pas katër vitesh së bashku. Ditë më vonë, ajo dhe A-Rod u ritakuan për pak në Los Angeles në fund të prillit dhe një burim tha për E! News se "ai po përpiqej t'i bënte gjërat të funksiononin". Sidoqoftë, Ben ishte parë në shtëpinë e saj në qytet. Në atë kohë, një burim tjetër tha se ata ishin "vetëm miq".

Mesa duket, ndoshta dyshja kuptoi se s'mund ta zbehë kaq lehtë kiminë.

17 vite pas ndarjes, J. Lo dhe Ben Affleck janë bashkë me pushime dhe

MOS I HUMBISNI