Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar gati 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar zyrtarisht, vlerëson një analizë e re nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), raporton Reuters. Ndërkohë tani janë raportuar 3.28 milionë vdekje zyrtarisht.
Sipas Reuters, IHME është një organizatë e pavarur e kërkimeve shëndetësore që ofron matje të krahasueshme të problemeve shëndetësore në botë dhe është cituar në të kaluarën nga Shtëpia e Bardhë. IHME thotë se vdekjet nga Covid-19 nuk raportohen pasi shumë vende regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në një ambient spitalor ose te njerëzit me infeksion të konfirmuar. Për këtë arsye, IHME po ndryshon mënyrën e llogaritjes së këtyre shifrave.
"Në vendet e tjera, të tilla si Ekuadori, Peruja dhe Federata Ruse, mospërputhja midis vdekjeve të raportuara dhe analizave të niveleve të vdekjes krahasuar me nivelet e pritshme të vdekjes, ndonjëherë referuar si 'vdekshmëri e tepërt', sugjeron që niveli i përgjithshëm i vdekjes nga Covid-19 është shumë më i madh se raportet zyrtare,” tha IHME në një deklaratë.
Në Shtetet e Bashkuara, analiza e IHME vlerësoi vdekjet e lidhura me Covid-19 prej më shumë se 905,000, ndërsa shifrat zyrtare nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 5 maj vlerësuan 575,491 vdekje për shkak të Covid-19.
- OBSH miraton vaksinën kineze kundër Covid
- Refuzimi i vaksinave: Shqipëria, në vendin e 16 në botë
- Komiteti i Ekspertëve njofton ndryshimin e masave anti-Covid
- Ekspertërt thonë se pandemia s'mund të mbarojë nëse bota nuk ndihmon Indinë
- ‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë që keni kaluar koronavirusin
- Ministrja e Shëndetësisë flet për çlirimin e jetës social-ekonomike