
Një nga pyetjet që bëhet mjaft shpesh në diskutimet midis kinematografisë është se cili nga të gjithë filmat e mrekullueshëm të Quentin Tarantino është më i miri.
Ndërsa sigurisht që është çështje shijesh, vetë regjisori së fundmi iu përgjigj kësaj pyetjeje, duke zbuluar se cilin film e do më shumë.
Duke folur në podcast-in The Church of Tarantino, regjisori 62-vjeçar tha se kryevepra e viti 2009, “Inglourious Basterds”, është më i miri nga nëntë filmat e tij, por filmi i vitit 2019, “Once Upon a Time in Hollywood”, është i preferuari i tij.
"Por unë mendoj se “Kill Bill” është filmi që askush tjetër nuk do ta kishte bërë si unë", shtoi ai, duke iu referuar serisë së filmave aksion të arteve marciale me Uma Thurman në rolin kryesor.
"Çdo element i tij ndihet sikur është ushqyer me tentakula dhe inde të përgjakshme, nga imagjinata ime, identiteti im, dashuritë dhe pasionet e mia."
"Kështu që e konsideroj "Kill Bill si filmin që kam lindur për të bërë, "Inglourious Basterds" kryeveprën time, por "Once Upon a Time in Hollywood" është i preferuari im", përfundoi ai.
Lidhur me skenarët e filmave të tij, Tarantino, i cili debutoi si regjisor me “Reservoir Dogs” në vitin 1992, e përshkroi filmin "Inglourious Basterds" si më të mirin, ndjekur nga "The Hateful Eight" dhe "Once Upon a Time in... Hollywood" në vendin e dytë dhe të tretë.