Celebrity

Jeta e privilegjuar s'e mbron nga ditët e këqija as Kendall Jenner: 'Ka ditë që mendoja vdekjen'

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2021

Jeta e privilegjuar s'e mbron nga ditët e këqija as Kendall

Kendall Jenner, gjatë intervistës së fundit për Vogue rrëfeu për periudhën e vështirë të përballjes me ankthin. 

Ylli i pasarelave, shpjegoi sesi shpesh nuk ndihej mirë të diskutonte rreth problemeve të shëndetit mendor.

"Jam shumë e ndërgjegjësuar për problemet me shëndetin mendor. Nuk më pëlqen mëshira, s'më pëlqen të flas kur nuk ndihem mirë. Jam pak nervoze. Kur filloj flas për gjëra me të cilat përballem dhe jua bëj të ditur njerëzve të tjerë, bëhem shumë nervoze.

Kendall tregon se ka patur edhe nga ato momente kur frymëmarrja i vështirësohej aq shumë sa mendimi i parë ishte skenari më i keq.

Jeta e privilegjuar s'e mbron nga ditët e këqija as Kendall

"Ka patur një periudhë kohë kur më dukej sikur duhet të shkoja urgjent në spital. Zemra më dilte vendit, s'merrja dot frymë dhe kisha nevojë për dikë të më ndihmonte. Ndonjëherë më dukej sikur do të vdisja, isha gjithë kohës e tensionuar, e frikësuar.

Jenner ndër të tjera shtoi se është e vetëdijshme për privilegjet që ka në stilin e jetës, por kjo s'i përjashton ditët e këqija.

Në fakt, kjo s'është hera e parë që Kendall flet për gjendjen e ankthit. Në 2016-ën, 25-vjeçarja kaloi periudhën më të vështirë emocionale pas ngjarjes që ndodhi me Kim dhe grabitësit në Paris.