News

Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë

Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në

Melinda Gates, filantrope dhe aktiviste për fuqizimin e grave, mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në 73 miliardë dollarë, pas ndarjes nga miliarderi Bill Gates.

Në kërkesën e saj të paraqitur të hënën në gjykatë në Seattle, Washington, Melinda Gates deklaroi se divorci me bashkëthemeluesin multi-miliarder të Microsoft, Bill Gates, një nga burrat më të pasur në planet, ishte i pakthyeshëm dhe i bëri thirrje gjykatës për të ndarë pasurinë e përbashkët të çiftit - 146 miliardë dollarë.

Ndarja 50-50 ka të ngjarë të ndodhë sepse paraqitja e kërkesës për divorc zbulon gjithashtu se çifti - i cili u martua në vitin 1994 - nuk nënshkroi një marrëveshje paramartesore dhe sipas ligjit të Washington-it, pritet që çiftet që divorcohen të ndajnë pasuritë e tyre në mënyrë të barabartë.

Nëse kjo ndodh, Melinda French Gates - e cila kohët e fundit ka vendosur mbiemrin e vajzërisë në profilet e rrjeteve sociale - do të renditet pas Françoise Bettencourt Meyers, pronarja 67-vjeçare e L'Oreal, pasuria e trashëguar e së cilës ka vlerën rreth 83 miliardë dollarë.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Bill Gates aktualisht renditet si personi i katërt më i pasur në botë, me pasuri 146 miliardë dollarë. Ai do të ishte më i pasur - dhe ndoshta njeriu më i pasur në botë - nëse nuk do të kishte dhënë të paktën 40 miliardë dollarë për fondacionin e bamirësisë, Bill dhe Melinda Gates.

Divorci vë në pikëpyetje të ardhmen e nismave humanitare të çiftit përmes fondacionit, i cili gjithashtu merr para nga donatorë të tjerë, duke filluar nga miliarderi Warren Buffett te qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ndonëse ata kanë thënë se do të bashkëpunojnë, disa ekspertë sugjerojnë që çifti i divorcuar mund të ketë pikëpamje të ndryshme rreth drejtimit të ardhshëm të fondacionit.

Fondacioni përqendrohet në projekte për të përmirësuar kujdesin shëndetësor global, arsimin dhe barazinë gjinore.

Burimet: Guardian, Bloomberg

REELS

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Melinda Gates could become the second richest woman in the world

Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në

Melinda Gates, philanthropist and women's empowerment activist, could become the second richest woman in the world, with a fortune estimated at $ 73 billion, after splitting from billionaire Bill Gates.

In her lawsuit filed Monday in court in Seattle, Washington, Melinda Gates said the divorce from Microsoft multi-billionaire co-founder Bill Gates, one of the richest men on the planet, was irreversible and appealed to the court to shared the couple's joint fortune - $ 146 billion.

The 50-50 split is likely to occur because filing for divorce also reveals that the couple - who got married in 1994 - did not sign a prenuptial agreement, and under Washington law, divorced couples are expected to share their assets. them equally.

If that happens, Melinda French Gates - who recently posted her maiden name on social media profiles - will be ranked after Françoise Bettencourt Meyers, the 67-year-old owner of L'Oreal, whose inherited fortune is worth about $ 83 billion.

According to the Bloomberg Billionaires Index, Bill Gates is currently ranked as the fourth richest person in the world, with a fortune of $ 146 billion. He would have been richer - and probably the richest man in the world - if he had not donated at least $ 40 billion to the charity foundation, Bill and Melinda Gates.

Divorce calls into question the future of the couple's humanitarian initiatives through the foundation, which also receives money from other donors, ranging from billionaire Warren Buffett to the UK government. Although they have said they will co-operate, some experts suggest the divorced couple may have differing views about the future direction of the foundation.

The foundation focuses on projects to improve global health care, education and gender equality.

Burimet: Guardian, Bloomberg