
Modeli i flokëve të Halle Berry në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Oscars nuk kaloi pa u vënë re. Me qindra meme u shpërndanë në Twitter dhe pothuajse të gjithë menduan se flokët ishin një model i ri. Por jo.


Berry shpërndau një foto në Instagram ku duken flokët e gjatë me onde. “Oscar bob...po bëja shaka” shkroi ajo. Mesa duket, modeli në Oscars ishte një paruke, goxha bindëse.
View this post on Instagram
Pas daljes së saj, shumë njerëz bënë shaka me modelin e flokëve. Por aktorja jo vetëm që nuk u mërzit, por u bë pjesë e memeve.








Ajo madje shpërndau një video në Twitter dhe falenderoi të gjithë fansat për memet.
— Halle Berry (@halleberry) April 28, 2021
Halle Berry u paraqit në Oscars me një fustan rozë-magenta nga Dolce & Gabbana.
View this post on Instagram