Showbiz

Pas 3 vitesh, Elvana Gjata në një intervistë: Një rrëfim për jetën, muzikën dhe planet e së ardhmes!

Pas 3 vitesh, Elvana Gjata në një intervistë: Një

Elvana Gjatën e shohim rrallë nëpër studio televizive të japë intervista, por kur e bën, sigurohet që njerëzit ta mbajnë mend gjatë. Pas thuajse 3 vitesh, që nga intervista e saj e fundit në "Xing me Ermalin", këngëtarja u rikthye këtë mbrëmje në Soiree. Në intervistën ekskluzive, ajo foli rreth vështirësive dhe jetës gjatë pandemisë, prapaskenave të "Çelu" dhe planeve të tjera artistike.

"Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Të dëgjoje njerëz që humbnin jetë, ndërkohë që duhet të gjeje frymëzimin që të bëje muzikë, të gjeje qetësinë e brendshme, paqen. Përpiqesha t'i shmangia, por ishte e pashmangshme", u shpreh Elvana, teksa përmendi se momenti i vështirë për të gjatë pandemisë ishte infektimi i prindërve me Covid.

Gjatë këtij viti pandemik, mes Pirro Çakos dhe Elvanës filloi dhe bashkëpunimi për albumin "Çelu", për të cilin të dy thanë se qëllimi ishte të bënin "muzikë shqiptare qytetare, të ardhur në një formë të freskët". Në lidhje me bashkëpunimin, Elvana tha se "është e nderuar të punojë me Pirro Çakon".

Megjithatë, projekti "Çelu", fillimisht ishte menduar të publikohej në 8 mars.

"Në fakt këtë projekt doja që t'ia kushtoja gruas shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Ishte një projekt për të cilin kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore dhe ndër njerëzit më kreativë dhe 'cool' që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësinë të punoj me të. Projekti, në fillim ka qenë një film muzikor dhe absolutisht që do punojmë që ta bëjmë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë."

Mes pyetjeve të publikut, bërë nga Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera sociale, Elvana i përgjigjet pyetjes "a plakesh ndonjëherë?" me ca sekrete të thjeshta bukurie: Fle mirë, ha vakte të shëndetshme, nuk pi alkool, është vegjetariane, ndonjëherë edhe vegane dhe bën stërvitje rregullisht.

Në pjesën e dytë, intervistës i bashkohet edhe motra e Elvanës, Migena Gjata, soprano me një karrierë të suksesshme në Gjermani, në një rrëfim personal për marrëdhënien e tyre.

Duke rikujtuar fëmijërinë, Migena kujton se ishte ajo që e dalloi se që në moshë të vogël, Elvana ishte e talentuar. Gjatë asaj kohe, Migena ishte ende vetëm një nxënëse e muzikës që përgatitej të studionte në Liceun Artistik. Edhe pse jetojnë në dy vende të ndryshme, Gjermani dhe Shqipëri, largësia nuk ka arritur ta zbehë lidhjen e ngushtë mes tyre. 

Kënga "Vendi im" është bashkëpunimi i parë i dy motrave, pjesë e albumit "ÇELU". Gjatë intervistës, autori i këngës, Pirro Çako, tha se kënga është një dedikim për të atin, por edhe për gjithë njerëzit që ndjejnë mall për dikë që nuk e kanë pranë fizikisht, një dedikim për distancën. Në këtë aspekt, kënga ka një kuptim të veçantë edhe për Elvanën dhe motrën e saj.

REELS

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

After 3 years, Elvana Gjata in an interview: A story about life, music and plans for the future!

Pas 3 vitesh, Elvana Gjata në një intervistë: Një

"It was extremely difficult. To hear people lose their lives, while you have to find the inspiration to make music, to find inner peace, peace. I tried to avoid them, but it was inevitable," said Elvana, as mentioned that the difficult moment for him during the pandemic was the infection of his parents with Covid.

During this pandemic year, between Pirro Çako and Elvana, the collaboration for the album "Çelu" started, for which both said that the goal was to make "Albanian civic music, coming in a fresh form". Regarding the cooperation, Elvana said that "she is honored to work with Pirro Çako".

However, the "Çelu" project was originally scheduled to be published on March 8.

"In fact, I wanted to dedicate this project to the Albanian woman, so I chose March 8. It was a project for which I worked a lot with Dalina Buzi, screenwriter, director and one of the most creative and 'cool' people I know and am "I am lucky to have the opportunity to work with him. The project was initially a musical film and we will absolutely work to make this possible in a second."

In the second part, the interview is joined by Elvana's sister, Migena Gjata, soprano with a successful career in Germany, in a personal story about her childhood and the relationship between two sisters.