Jennifer Lopez thuhet se ditët e vështira pas ndarjes po i kalon me ish-partnerin Ben Affleck. Sipas Page Six, Jenn dhe Affleck janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se paparacët nuk kanë mundur t'i fotografojnë bashkë.
"Rojet e sigurimit e marrin atë dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj pasi ka kaluar disa orë atje."- shprehen burimet, të cilat shtojnë se aktori është parë më shumë se 3 herë me Lopez që nga koha kur kjo e fundit është rikthyer në Los Angeles.
Thënë kjo, Affleck dhe Lopez jo domosdoshmërisht kanë rindezur romancën. Vijojnë të ruajnë miqësinë, siç kanë bërë që nga koha e ndarjes. Sidoqoftë, tani që edhe Jenny është sërish single, gjërat mund të ndryshojnë nga çasti në çast.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës në 2004, pas një marrëdhënie të shumë diskutuar.
- Mjaftoi që J Lo të 'pëlqente' një postim Instagrami, që njerëzit të mendojnë se Alex është 'i keqi'
- Çfarë i çoi drejt ndarjes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
- Gruaja që u dyshua se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex, flet për herë të parë pas ndarjes së tyre!
- Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë: 'Jemi më mirë si miq'
- Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez