Health

Çfarë u ndodh trupave të astronautëve pasi kthehen nga hapësira

Çfarë u ndodh trupave të astronautëve pasi kthehen nga

Hapësira ka qenë gjithnjë “joshëse” për t’u eksploruar dhe me të njëjtin pasion që astronautët hulumtojnë hapësirën, studiuesit në Tokë hulumtojnë efektet e fluturimeve të gjata hapësinore. Çfarë ka u ka ndodhur trupave të astronautëve pasi janë kthyer në Tokë?

Dëmtimi i ADN-së

Rrezatimi jonizues është shqetësimi kryesor për astronautët sepse mund të dëmtojë ADN-në dhe molekulat e tjera në trup.

"Rrezatimi nuk është një problem i tillë gjatë misionit, por frika është se astronautët mund të kenë nivele më të larta të kancerit pas misionit", thotë Alan Hargens, një profesor dhe drejtor i Laboratorit të Fiziologjisë Klinike Ortopedike në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Në hapësirë, rrezatimi jonizues vjen nga shpërthimet diellore dhe rrezet kozmike. Ai është gjithashtu i pranishëm në Tokë, i emetuar në sasi më të vogla nga materialet radioaktive. Fusha magnetike dhe atmosfera e Tokës i mbron njerëzit nga rrezatimi jonizues. Por teksa astronautët i largohen Tokës, kjo mbrojtje zvogëlohet.

Aftësitë konjitive (njohëse)

Studiuesit u janë referuar dy vëllezërve binjakë, Scott dhe Mark Kelly. Scott ka kaluar një vit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa vëllai i tij qëndroi në Tokë. Ata iu nënshtruan disa testeve. Teksa ndodhej në hapësirë, shpejtësia dhe saktësia e Scott ishin të ngjashme me performancën e të vëllait.

Por pas kthimit, shpejtësia dhe saktësia e tij u ulën në shumicën e testeve. Ky efekt zgjati shumë pak, për afro 6 muaj dhe më pas gjendja e tij u përmirësua. Në thelb, nuk mbetet një problem shqetësues, por lë vend për hulumtime të mëtejshme.

Problemet e shikimit

Nga rreth 300 astronautë të anketuar, 29% që përfunduan misione me kohë të shkurtër dhe 60% që bënë misione me kohë të gjatë raportuan probleme me shikimin.

Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se si zhvillohet kjo gjendje, e njohur si sindroma neuro-okulare e lidhur me fluturimet hapësinore. Ka të ngjarë të jetë për shkak të zhvendosjes së lëngjeve të trupit drejt kokës si pasojë e mungesës së peshës.

Ndryshimi i masës muskulore dhe funksionit kardio

Fluturimi hapësinor me kohë të gjatë shkakton ndryshime të ngjashme me mungesën e aktivitetit fizik në Tokë.

"Ndryshime të rëndësishme te frymëmarrja, masa dhe funksioni muskulor dhe kardiovaskular dihet se ndodhin pas fluturimit hapësinor,” tha Carl Ade, një profesor asistent i fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin Shtetëror të Kansas në Manhattan, Kansas.

Astronautët mund të jenë në gjendje të minimizojnë këto efekte me dieta speciale, ilaçe dhe ushtrime. Studiuesit po kërkojnë gjithashtu mënyra për të simuluar gravitetin gjatë stërvitjes - për t'i dhënë trupit një stërvitje të plotë.

Çfarë u ndodh trupave të astronautëve pasi kthehen nga

Burimet: Healthline, SciWorthy, NASA

REELS

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

What happens to the bodies of astronauts after they return from space

Çfarë u ndodh trupave të astronautëve pasi kthehen nga

Space has always been "tempting" to explore, and with the same passion that astronauts explore space, researchers on Earth are exploring the effects of long space flights. What happened to the astronauts' bodies after they returned to Earth?

DNA damage

Ionizing radiation is a major concern for astronauts because it can damage DNA and other molecules in the body.

"Radiation is not such a problem during the mission, but the fear is that astronauts may have higher levels of cancer after the mission," says Alan Hargens, a professor and director of the Laboratory of Orthopedic Clinical Physiology at the University of California, San Diego. .

In space, ionizing radiation comes from solar flares and cosmic rays. It is also present on Earth, emitted in smaller quantities by radioactive materials. The Earth's magnetic field and atmosphere protect humans from ionizing radiation. But as astronauts leave Earth, that protection diminishes.

Cognitive skills

Researchers have referred to two twin brothers, Scott and Mark Kelly. Scott has spent a year on the International Space Station while his brother stayed on Earth. They underwent several tests. While in space, Scott's speed and accuracy were similar to his brother's performance.

But upon return, his speed and accuracy dropped in most tests. This effect lasted very little, for about 6 months and then his condition improved. Basically, it does not remain a worrying problem, but leaves room for further research.

Vision problems

Of the approximately 300 astronauts surveyed, 29% who completed short-term missions and 60% who completed long-term missions reported vision problems.

Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se si zhvillohet kjo gjendje, e njohur si sindroma neuro-okulare e lidhur me fluturimet hapësinore. Ka të ngjarë të jetë për shkak të zhvendosjes së lëngjeve të trupit drejt kokës si pasojë e mungesës së peshës.

Ndryshimi i masës muskulore dhe funksionit kardio

Fluturimi hapësinor me kohë të gjatë shkakton ndryshime të ngjashme me mungesën e aktivitetit fizik në Tokë.

"Ndryshime të rëndësishme te frymëmarrja, masa dhe funksioni muskulor dhe kardiovaskular dihet se ndodhin pas fluturimit hapësinor,” tha Carl Ade, një profesor asistent i fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin Shtetëror të Kansas në Manhattan, Kansas.

Astronauts may be able to minimize these effects with special diets, medications, and exercise. Researchers are also looking for ways to simulate gravity during exercise - to give the body a full workout.

Çfarë u ndodh trupave të astronautëve pasi kthehen nga

Sources: Healthline, SciWorthy, NASA