Çfarë ndodhi? Elon Musk dhe Jeff Bezos janë përplasur sërish.
Fizikisht? Mos u tall. Nëpër rrjete sociale dhe dokumente ligjore.
Si kështu? Blue Origin, kompania e themeluar nga Jeff Bezos, po kundërshton vendimin e NASA-s për të lidhur një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe me SpaceX, kompania e Elon Musk, për të ndërtuar anijet kozmike që do të ulin astronautët e ardhshëm në hënë.
Po, edhe? Mosmarrëveshja përqendrohet te programi Landing Human të NASA-s (HLS) i cili fillimisht kishte për qëllim që të paktën dy kompani të sektorit privat të konkurronin për të ndërtuar anijen kozmike që do të transportojë astronautët në sipërfaqen e hënës për misionet e ardhshme.
E ç’kanë këta dy të pasurit? Në fillim të muajit, NASA bëri njoftimin surprizë se do të bashkëpunonte me SpaceX si kontraktori i vetëm për projektin, duke përmendur kostot si një arsye kryesore për vendimin.
Qartë. Edhe si u përplasën? Drejtori ekzekutiv i Blue Origin, Bob Smith, tha për The Times në një intervistë këtë javë se vendimi i NASA ishte i gabuar sepse gjykoi keq avantazhet e propozimit të Blue Origin dhe minimizoi sfidat teknike në SpaceX.
Po Musk? Në Twitter, Elon iu referua modelit të propozuar nga Blue Origin si “Blue Balls”.
Blue balls...në atë kuptimin që po mendoj unë? Tani, ma merr mendja që ka ironizuar duke iu referuar termit në zhargon të “blue balls” që i referohet dhimbjes së testikujve pas eksitimit që nuk përfundon në orgazëm. Zhgënjim me pak fjalë.
E kuptoj. Megjithatë dua të shtoj se vendime të tilla kontraktuese nuk janë të parat që diskutohen, sidomos për industrinë e hapësirës.
Po atëherë, pse po merresh me Bezos dhe Musk? Sepse nuk është hera e parë që ndodh.
Nejse, muhabete njerëzish të pasur. Qëndron.
- Si funksionojnë kriptomonedhat, si Bitcoin për shembull: Guida për fillestarët
- Do t’ju befasojnë: 2 fjalët që Apple përdor më shpesh nëpër reklama për të rritur shitjet
- ‘Është çnjerëzore’: Punonjësit tregojnë se Amazon i detyron të urinojnë në shishe
- Fotoja e Elon Musk dhe Jeff Bezos 17 vite më parë bëhet virale: Ç’fshihet pas saj