Social Buzz

Tani, vajza e memes së famshme ka një arsye të vërtetë për të buzëqeshur

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2021

Tani, vajza e memes së famshme ka një arsye të vërtetë

Zoe Roth ishte katër vjeçe kur i ati, një fotograf amator, shkrepi një nga fotot më ikonike të internetit, në të cilën dukeshin disa zjarrfikës lokalë teksa përpiqeshin të shuanin zjarrin në janar të vitit 2005 në North Carolina. I ati mori pjesë me foton në një konkurs të JPG Magazine asokohe dhe shumë shpejt, fotoja qarkulloi kudo duke u bërë një nga memet më të shpërndara nëpër rrjete sociale.

Sot, 21 vjeçe, Zoe ka një arsye të buzëqeshë me të vërtetë. Ajo tha për Raleigh News & Observer se dikush i sugjeroi në email që të merrte kontroll mbi imazhin, me një fitim të mundshëm. Në fillim ajo mendoi që ishte pa rëndësi, por ja që ndryshoi mendje.

Tani, vajza e memes së famshme ka një arsye të vërtetë

Histori e gjatë, e thënë shkurt: Zoe kontaktoi me një avokat dhe e regjistruan foton si NFT (non-fungible token – një njësi e të dhënave të ruajtura në një libër dixhital, të quajtur blockchain, që vërteton një aset dixhital unik). Fotoja origjinale e "Disaster Girl” (vajza e katastrofës) u vendos në një ankand dhe Zoe priste që të shitej për 100 Ether, e cila është një kriptomonedhë me vlerë 2,200 dollarë për njësi. Një përdorues me emrin @3fmusic e bleu atë për 180 Ether – me vlerë 430,000 dollarë në atë kohë. Vlera e kriptomonedhës Ether është e paqëndrueshme dhe mund të luhatet çdo minutë.

Tani, vajza e memes së famshme ka një arsye të vërtetë

Sidoqoftë, fotoja është koduar në një mënyrë që sa herë blihet NFT, Zoe merr 10% të shitjes.

Krejt papritur, nuk është aq keq të bëhesh meme!

Tani, vajza e memes së famshme ka një arsye të vërtetë