Ju s'doni që mbrëmja e të shtunës të përfundojë në 22:00 apo jo? Prandaj, zgjidhni një opsion më të sigurtë, siç është një mbrëmje romantike e kaluar në shtëpi. Kështu keni më shumë mundësi për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të biseduar pa u ndërprerë nga askush dhe mbi të gjitha do të kuptoni diçka më tepër në fund të asaj mbrëmjeje.
Tani, si t'i bëni interesante mbrëmjet brenda shtëpisë? Do t'ju tregojmë mënyrën më të thjeshtë dhe më të preferuar për momentin.
Kjo pjatancë!
E mbushur me çokollata, lloje të ndryshme djathrash, luleshtrydhe, fruta të thata dhe crakers. Kjo lloj antipaste, shoqëruar me pije jo vetëm që do ta bëjë më të këndshme bisedën, por do t'ju bëjë një nder të madh: Shumë energji për çfarë vjen pas dhe zero fryrje.
Ju duhet një pjatë e bukur posaçerisht për antipastë dhe pastaj e gjitha është në dorë të imagjinatës suaj. Një miks i mbushur me fruta, ëmbëlsira dhe lloje të ndryshme djathrash vetëm sa do t'ju bënte të dukeshit edhe më e adhurueshme para tij.
Mos harroni të vendosni reçelra me shije të ndryshme dhe një ëmbëlsirë për në fund.
Nëse jeni shumë të uritur dhe një antipastë nuk mjafton, zgjidhni pastat e bëra vetë. Jo vetëm që do t'ju shijojnë më tepër, por është një mënyrë shumë interesante për të kaluar më shumë kohë bashkë.
Burimi: Glamour