Brad Pitt e shmangi tapetin e kuq në Oscars 2021, por sigurisht që u shfaq për të mbështetur aktoren nga Koreja e Jugut e cila fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë në rol joprotagonist” për rolin e saj në “Minari”, film i prodhuar nga kompania e Pitt, Plan B Entertainment. Brad u shfaq me një smoking klasik dhe me një model flokësh që ra jo pak në sy.
Rrjetet sociale e përqendruan vëmendjen te topuzi i çrregullt i Pitt. “Unë bëra një maskë për flokët në dush sot, piva një vitaminë për t’u dhënë shkëlqim, por ende mendoj që flokët e mi nuk duken aq këndshëm dhe me shkëlqim sa topuzi i Brad Pitt,” shkroi dikush në Twitter.
Youn Yuh-Jung shooting her shot with Brad Pitt as we all would. #Oscars pic.twitter.com/fXR0vWwV1M
— British GLAMOUR (@GlamourMagUK) April 26, 2021
“Ky është fillimi i fushatës së Brad Pitt për të sjellë sërish trendet e viteve ’90,” tha dikush tjetër.
Inject Brad Pitt and his lil man bun into my veins #Oscars pic.twitter.com/SPqXb51ZMG
— Jamie Blynn (@jamieblynn) April 26, 2021
Yuh-jung Youn është aktorja e parë koreane që fiton çmim në Oscar për aktrim. Gjatë fjalimit të saj, ajo përshëndeti mes emocioneve Brad Pitt, ku qartazi nuk e shprehu dëshirën e hershme për ta takuar.
View this post on Instagram
Filmi “Minari” trajton historinë e një familjeje koreane që lëviz në Arkansas në kërkim të ëndrrës amerikane.
- Baluket e Margot Robbie do t'ju ndryshojnë mendjen për prerjen e radhës
- Pse njerëzit (dhe vetë aktori fitues) u shokuan nga çmimi i fundit në Oscars
- Në fjalimin e tij në Oscars, aktori falenderon prindërit që bënë seks
- Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të Oscars 2021
- Lista e plotë e fituesve të Oscars 2021
- Ku t’i shihni 8 filmat e nominuar si më të mirët në Oscars 2021