
Ndërkohë që në vend vijon numërimi i votave, deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, sipas të dhënave të raportuara nga KQZ, publikuar në Euroneës.al, rezultatet e deritanishme janë si vijojnë.
Deri tani, në bashkitë e veriut kryesor Partia Demokratike.
Në qarkun Shkodër, PD kryeson me 41.89%, PS me 29.4% dhe LSI me 10,36%.
Në qarkun Kukës deri më tani kryeson PD me 62.34%, kundrejt 35.87% të PS-së dhe LSI 0.12%. Ndërsa në Dibër kryeson PS me 46.88%, ndërkohë PD ka marrë 41.62% të votave, LSI-ja 7.78%.
Në qarkun Lezhë ka një kryesim të PD-së me 45.73% ndaj 42.18% të Partisë Socialiste, ndërsa LSI ka marrë 7.79% të votave.
Nga ana tjetër, nëse do t'i referohemi numërimit të deritanishëm në Shqipërinë e Mesme kryeson Partia Socialiste.
Në qarkun e Tiranës, PS kryeson me 51.3%, ndjekur nga Partia Demokratike me 36.36%, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim renditet në kuotën e 6.06%.
Në qarkun Elbasan, PS deri më tani ka marrë 55.31%, më pas vjen PD me 37.2% dhe LSI me 4.35%.
Qarku Fier kryesohet nga PS me 52.56%, PD 37.89% dhe LSI 6.16%. Qarku Berat kryesohet nga PS 53.6%, PD me 31.48% dhe LSI 12.57%. Qarku Korçë, kryeson PS me 48.28% të votave kundrejt PD me 28.92% dhe LSI 8.53%.
Në qarkun Gjirokastër, kryeson PS me 54.95% kundrejt PD-së me 30.02%, LSI me 13.44% të votave. Edhe në Vlorë, PS rezulton e para kundrejt PD-së deri më tani: 57.91% për PS-në dhe 32.36% për PD. Ndërsa LSI ka marrë 6.12 % të votave.
Së fundmi janë publikuar gjithashtu rezultatet e votimit elektronik në njësinë 10 në Tiranë, si testi i parë pilot i këtij lloj numërimi. Sipas rezultateve, Partia Socialiste ka marrë 6 007 vota, Partia Demokratike rezulton me 4 550 vota ndërsa për LSI kanë shkuar 626 vota.
Burimi: Euronews.al