
Sekretari i NATO-s thotë se stabiliteti në rajon është i brishtë dhe se mund të shtohen trupa në Kosovë

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s e konsideroi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor si të brishtë, duke thënë se reajoni ka rëndësi të veçantë për aleancën e NATO-s dhe se monitorohen vazhdimisht.
Në takimin e tij me kryeministrin e Malit të Zi, sekretari i NATO-s u shpreh se dhuna që ndodhi vitin e kaluar në veri të Kosovës është e papranueshme dhe se aleanca u përgjigj shpejt, duke dërguar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, duke shtuar se nëse është nevoja do të dërgohen të tjerë ushtarë.
Ai ceku edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mund të zgjidhet vetëm me vijimin e bisedimeve.
OKB nis hetimet mbi disa punonjës që dyshohet se kanë gisht në sulmin ndaj Izraelit

UNRWA (Agjenica e Kombeve të Bashkuara për palestinezët) njoftoi se ka nisur hetimet mbi disa persona të dyshuar si në krahun e Hamasit, në sulmin e kryer në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar. Personat janë larguar nga puna.
Hetimi vjen pasi autoritetet izraelite kanë dhënë informacione ku aludohet se persona të dyshuar që punojnë pranë kësaj agjencie, kanë pasur gisht në sulmet në Izrael.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët është krijuar në vitin 1949, pas luftës së parë arabo-izraelite dhe mundëson shkollimin, përkujdesjen mjekësore dhe ndihmat humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndrimorë, Jordani, Liban e Siri.
Dyshimet për mbështetjen e Hamasit, disa shtete ndërpresin fondet për agjencinë e OKB në Gaza

SHBA, Kanadaja dhe Australia njoftuan se do të ndërprisnin fondet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët, pas akuzave të ngritura nga Izraeli se agjencia është përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.
Shembullin e këtyre shteteve kanë ndjekur edhe Holanda, Finlanda, Italia dhe Britania e Madhe.
Agjencia u shpreh se për disa persona të dyshuar është hapur një hetim dhe se lidhja e punësimit me ta është ndërprerë.
Rusia shton sulmet në Ukrainë: 99 beteja ushtarake brenda një nate

99 beteja ushtarake janë zhvilluar për një ditë në të gjithë territorin e Ukrainës, mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Gjithashtu, Rusia nuk e ka ndalur sulmin me raketa dhe ka shkaktuar viktima civile.
Rusia, gjithnjë e më shumë po përdor dronët Shahed, një prodhim iranian dhe raketa balistike, të cilat po shkatërrojnë shtëpi, shkolla, qendra tregtare dhe rrugë.