
Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për shkak të pandemisë, filmat e nominuar në Oscars 2021, tashmë mund të shihen në platformat streaming. Ja ku mund t'i shihni 8 filmat e nominuar për "Best Picture":
Filmi: “The Father”
Çfarë trajton shkurtimisht: Një burrë, teksa demenca i përkeqësohet, dyshon te familja dhe vetja dhe refuzon ndihmën duke humbur kontrollin mbi realitetin.
Ku mund ta shihni: Mund ta merrni me qira në Amazon Prime.
Filmi: "Judas and the Black Messiah”
Çfarë trajton shkurtimisht: Historia e vërtetë e vrasjes së kryetarit të Partisë Black Panther, aktivistit Fred Hampton, pasi dikush bëhet pjesë e lëvizjes me urdhër të FBI-së.
Ku mund ta shihni: Mund ta merrni me qira në Amazon Prime, Apple TV, Google Play, Vudu dhe YouTube.
Filmi: “Mank”
Çfarë trajton shkurtimisht: Skenaristi i alkoolizuar Herman J. Mankiewicz përpiqet të përfundojë skenarin për “Citizen Kane”.
Ku mund ta shihni: Netflix
Filmi: "Minari”
Çfarë trajton shkurtimisht: Një familje koreane që lëviz në Arkansas në kërkim të ëndrrës amerikane.
Ku mund ta shihni: Mund ta merrni me qira në Amazon Prime, Apple TV, Google Play, Vudu dhe YouTube.
Filmi: "Nomadland"
Çfarë trajton shkurtimisht: Pasi humb gjithçka, një grua vendos të jetojë si nomade.
Ku mund ta shihni: Mund të shihet në Hulu ose ta merrni me qira në Amazon Prime, Apple TV, Google Play, Vudu dhe YouTube.
Filmi: “Promising Young Woman"
Çfarë trajton shkurtimisht: Asgjë në jetën e Cassie-t nuk është ashtu si duket.
Ku mund ta shihni: Mund ta merrni me qira në Amazon Prime, Apple TV, Google Play, Vudu dhe YouTube.
Filmi: “Sound of Metal”
Çfarë trajton shkurtimisht: Drama e një bateristi heavy metal që humbet papritur dëgjimin.
Ku mund ta shihni: Amazon Prime
Filmi: “The Trial of the Chicago 7”
Çfarë trajton shkurtimisht: Filmi bazohet te gjyqi famëkeq i vitit 1969 për shtatë të pandehur të akuzuar nga qeveria federale për komplot dhe më shumë.
Ku mund ta shihni: Netflix