Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, nuk mund të ishin miq, të paktën sipas njerëzve. Në një intervistë për "CBS Sunday Morning", Bush rikujtoi reagimin e njerëve ndaj ndërveprimeve të tij publike me Michelle Obama-n.
Për herë të parë, reagimet e njerëzve nisën në vitin 2016, kur të dy shkëmbyen një përqafim miqësor në Muzeun Kombëtar Smithsonian për Historinë dhe Kulturën Afro-Amerikane në Washington.
“Përqafimi i madh, oh po,” tha Bush. “Por mendoj që momenti që u bë më i famshëm është ai kur i dhashë asaj Altoids [markë mentesh] gjatë varrimit të senatorit John McCain në vitin 2018.”
“U shokova. Shkuam në makinë dhe Barbara dhe Jenna [vajzat e tij] më thanë që isha në trending. Amerikanët ishin shumë të surprizuar që unë dhe Michelle Obama ishim miq.” – shtoi ai.
Seeing George Bush smuggle a piece of candy from his wife Laura to Michelle Obama while trying to be discreet gives me faith in the future of our Republic. pic.twitter.com/NskEaNFqMq
— Ray [REDACTED] (@RayRedacted) September 1, 2018
Ish-presidenti u shpreh se mendon që “amerikanët janë të polarizuar në mendimet e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë që George W. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”.
Edhe Michelle Obama ka folur pozitivisht për raportin e saj me Bush. “Unë dhe ai ulemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit për shkak të protokollit,” tha ajo në Today në vitin 2018. “Është një burrë i mrekullueshëm, shumë gazmor.”
Për këtë miqësi njerëzit nuk kanë qenë aspak kritikë ndaj Michelle-s, ndryshe nga reagimi ndaj Ellen DeGeneres. Në vitin 2019, fansat e Ellen u nevrikosën pasi ajo u shfaq përkrah ish-presidentit në një lojë futbolli. Sipas tyre, një grua liberale dhe lesbike nuk ka ç’bën me një ish-president republikan konservator. Asokohe, Ellen ndjeu nevojën të shpjegohej.
“Shikoni si është puna. Unë jam shoqe me George Bush,” tha ajo. “Në fakt, jam shoqe me shumë njerëz që s’mendojnë si unë. Thjesht sepse s’bie dakord me dikë, s’do të thotë se s’mund të krijoj shoqëri me ta. Kur them ‘tregoni dashuri për njëri-tjetrin’, nuk e kam vetëm për njerëzit që mendojnë si ju. E kam fjalën për këdo.”