Celebrity

Çfarë i çoi drejt ndarjes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

Çfarë i çoi drejt ndarjes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Tani që J.Lo dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë, njerëzit duan të dinë më shumë për arsyen që i çoi drejt ndarjes pas 4 vitesh. 

Duket se aludimet që lidheshin me çështjet e besimit nga ana e Lopez, kanë qenë të vërteta. Burime për E!News bëjnë me dije se J.Lo prej kohësh nuk ishte e lumtur në atë lidhje dhe se tani është shumë "në paqe" me veten.

"Tani që besimi i saj është thyer, s'ka më kthim pas. Ndihet mirë për këtë vendim që mori sepse e di që A-Rod do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës së saj, thjesht në një formë tjetër."

Po i njëjti burim thotë Jennifer nuk ka asnjë plan për të komunikuar me ish-in, e ndërsa ky i fundit ka ende shpresa për t'ju rikthyer lidhjes. 

"Ai po respekton dëshirat e saj, por ka shumë shpresa për t'u kthyer me të. Po bën gjithçka është në dorën e tij për ta bërë atë të lumtur."

Në fakt përpjekjet janë goxha të dukshme. Mjafton të shohësh Instastory-n e postuar pak ditë më parë: një kënd me foto familjare të të dyve dhe një zemër e madhe me shigjetë.

Gjatë konfirmimit të ndarjes, Jennifer dhe Alex thanë se do të mbeten miq të mirë, pavarësisht të gjithave.