Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë! Lajmin, për të cilin spekulohej prej kohësh e ka konfirmuar vetë ish-çifti, përmes një deklarate për Today.
"Kemi arritur në përfundimin se shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona."- thuhet në deklaratën e dhënë së fundmi prej dyshes.
Si Lopez ashtu dhe Rodriguez kanë shtuar se "urojnë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët përkatës".
"Në shenjë respekti për ta, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre."- vazhdojnw ata.
Ndarja, kësaj here e konfirmuar erdhi një muaj pas aludimeve të para se çifti i kishte dhënë fund fejesës. Asokohe, J.Lo dhe Alex i mohuan zërat duke i quajtur thashetheme.
- Ekspertët e astrologjisë tregojnë sa përputhen Jennifer Lopez dhe Arod në horoskop!
- Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez fotografohen nga paparacët
- Si përfundim, ç'po ndodh me Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
- Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez
- Pas 4 vitesh bashkë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund lidhjes
Burimi: E!News