Lifestyle

Prej cilës lloj ulërime reagojmë më shpejt? Studiuesit s'prisnin të merrnin këtë përgjigje!

Prej cilës lloj ulërime reagojmë më shpejt? Studiuesit

Ndryshe nga primatët, të cilët përdornin britmat për të komunikuar vetëm zemërimin dhe frikën, njerëzit bërtasin në të paktën gjashtë dimensione emocionale: zemërim, frikë, dhimbje, kënaqësi, trishtime dhe gëzime - të tilla si britmat e fëmijëve kur shohin akullore, një lodër të re etj.

"Njerëzit ndajnë me speciet e tjera potencialin për të sinjalizuar rrezikun kur bërtasin, por duket se ata janë të vetmit që bërtasin për të sinjalizuar edhe emocione pozitive si gëzimi apo kënaqësia ekstreme", thotë Sascha Frühholz, autore kryesore e një studimi të ri mbi britmat, botuar të martën në revistën PLOS Biology.

Cilën lloj britme mendoni se njerëzit do të ishin më të mirë për ta deshifruar? Prej cilës do reagonin më shpejt?

Nëse zgjidhni britmat alarmante - të tilla si zemërimi, frika dhe dhimbja, do të gabonit. Në vend të kësaj, studimi zbuloi se njerëzit janë më të shpejtë për t'iu përgjigjur britmave të kënaqësisë ose gëzimit.

"Rezultatet e studimit tonë janë befasuese. Ekspertët zakonisht supozojnë që sistemi kognitiv i primatit dhe njeriut të akordohet posaçërisht për të zbuluar sinjalet e rrezikut dhe kërcënimit në mjedis si një mekanizëm i mbijetesës, por komunikimi me ulërima është shumë më i larmishëm tek njerëzit dhe ky përfaqëson një hap të madh evolucionar" u shpreh Frühholz.

Njerëzut duket se kënaqen me tingujt që i frikësojnë dhe ndjesitë që marrin nga ulërimat - shembuli për këtë është suksesi i filmave horror. Megjithatë, ata gjithashtu "kënaqen" me ulërimat nga befasia dhe kënaqësia dhe mesa duket, janë më të mirë në përpunimin e këtij llojit të dytë. Të paktën kështu rezultoi nga katër eksperimentet që u kryen në studim. Skanimet e bëra  treguan që truri i njerëzve  reagon më shpejt dhe me saktësi ndaj asaj që Frühholz i quan "britma jo-alarmuese" ose pozitive.

Pse ndodh kjo? Ndoshta sepse njerëzit kanë shenja dhe situata më komplekse sociale  për t'u përballuar sesa shimpanzet dhe primatët e tjerë. Në jetën familjare/sociale, për shembull, njerëzit mund të kenë më shumë gjasa të dëgjojnë shprehje kënaqësie, gëzimi dhe habi sesa ato të frikës dhe kështu, ata reagojnë më shpejt ndaj atyre nxitjeve.

Burimi: CNN

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

From what kind of screams do we react faster? Scientists did not expect to receive this answer!

Prej cilës lloj ulërime reagojmë më shpejt? Studiuesit

Unlike primates, who used screams to communicate only anger and fear, humans scream in at least six emotional dimensions: anger, fear, pain, pleasure, sadness, and joy - such as the screams of children when they see ice cream, a toy re etc.

"People share with other species the potential to signal danger when they shout, but they seem to be the only ones shouting to signal positive emotions such as extreme joy or pleasure," says Sascha Frühholz, lead author of a new study on screaming. , published Tuesday in the journal PLOS Biology.

What kind of shout do you think people would be better at deciphering? From which would they react faster?

If you choose alarming screams - such as anger, fear and pain - you would be wrong. Instead, the study found that people are quicker to respond to cries of pleasure or joy.

"The results of our study are astonishing. Experts usually assume that the primate and human cognitive systems are tuned specifically to detect danger and threat signals in the environment as a survival mechanism, but screaming communication is much more diverse in humans and this represents a major evolutionary step, "said Frühholz.

People seem to enjoy the sounds that scare them and the feelings they get from screaming - an example of this is the success of horror movies. However, they also "enjoy" the screams of surprise and pleasure and seem to be better at processing the latter type. At least so it turned out from the four experiments conducted in the study. The scans showed that the human brain responds more quickly and accurately to what Frühholz calls "non-alarming" or positive screams.

Why does this happen? Probably because humans have more complex social signs and situations to deal with than chimpanzees and other primates. In family / social life, for example, people may be more likely to hear expressions of pleasure, joy, and surprise than those of fear, and thus, they respond more quickly to those stimuli.

Source: CNN