Shtatzania

Ndodh më shpesh nga ç’mendoni: Gruaja mendonte se kishte gurë në veshka, por në fakt po lindte

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2021

Ndodh më shpesh nga ç’mendoni: Gruaja mendonte se kishte

Një nënë e re e nga Massachusetts mori surprizën më të madhe në jetë, pasi çfarë po mendonte se ishin gurë në veshka, në fakt rezultoi të ishte një shenjë se ishte në fazën që po sillte në jetë një fëmijë.

Melissa Surgecoff tha për NBC Boston se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa në të vërtetë po sillte në jetë djalin e saj...në tualet. Në fakt, pak para se të lindte djali, i fejuari i Melissa-s, Donnie Campbell, tha se telefonoi ambulancën pasi mendoi se ajo kishte gurë në veshka. Dhe pastaj bebi Liam lindi. "Ne ishim thjesht në gjendje shoku dhe nuk e prisnim. Papritmas ka një fëmijë në tualet", tha Donnie.

Kur mbërritën specialistët e emergjencave mjekësore, ata gjithashtu u befasuan nga çfarë gjetën. "Ata po prisnin gur në veshkë dhe përfundoi duke qenë një foshnjë," tha Melissa.

Ndodh më shpesh nga ç’mendoni: Gruaja mendonte se kishte

Ajo shpjegoi se nuk arrinte ta besonte se kishte qenë shtatzënë për nëntë muaj pa e kuptuar. Melissa u shpreh se gjithmonë ka pasur cikël të çrregullt menstrual dhe mendoi se lëvizjet në zonën e barkut ishin thjesht gazra. Ajo u habit që mori peshë, por mendoi se ishte efekt anësor i disa medikamenteve.

Ndodh më shpesh nga ç’mendoni: Gruaja mendonte se kishte

Poo si është e mundur të jesh shtatzënë dhe të mos e kuptosh?

Ka disa shpjegime. Së pari, simptomat tipike të shtatzënisë mund të mos jenë të pranishme te të gjitha gratë. Te disa, këto simptoma vihen re; te të tjerat, janë më pak të dukshme.

Së dyti, nëse një grua ka pasur më parë cikle të çrregullta menstruale, vonesa te menstruacionet mund të mos bjerë në sy.

Së treti, ekziston edhe diçka që quhet "hook effect": kur një test shtatzënie mund të dalë negativ pas tremujorit të parë, sepse nivelet e një hormoni të shtatzënisë mund të jenë kaq të larta, sa të mbingarkojnë testin.

Së fundmi, tjetër arsye është edhe qasja për të mos e besuar shtatzëninë, pasi një grua mund të ndihet e trembur dhe e pasigurt për çfarë e pret.

Pavarësisht tronditjes, Melissa dhe Donnie janë të lumtur me bebin Liam. “Tani është mrekulli. Nuk do ta ndryshoja për asgjë,” u shpreh ajo.

Ndodh më shpesh nga ç’mendoni: Gruaja mendonte se kishte

Burimet: Health, NBC10 Boston