Nëse keni klikuar tek ky artikull, me siguri po imagjinoni si duket sozia i Harry Potter-it! S'ju vëmë faj, sepse çfarë do të shihni, është gati- gati e frikshme.
Ju prezantojmë me Felix. 25-vjeçarin që do ta ngatërronim pa frikë me Harry Potter-in ose më saktë me aktorin qe luan Harry-in, Daniel Radcliffe.
Pak kohë më parë, interneti u çmend kur ai postoi foto të tijat dhe Harry-it dhe si rezultat llogaria personale e të riut u rrit në 1.3 milionë ndjekës që nuk hiqnin dot sytë nga videot e tij.
I pyetur nga BuzzFeed, Felix tregon se prej kohësh ka qenë fans i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potter dhe jo pa arsye videot që poston në TikTok janë thjesht fiksuese.
Besojeni ose jo, ky s'është Daniel, por sozia e tij!
@felixir_ Caption this ??? #harrypotter #foryoupage #fyp #hogëarts #viral #tiktok #potterhead #trend #pourtoi #gryffindor #foryou #pov #blueeyes #flirt
? original sound - Kaynekiara
Felix e risjell Harry Potter-in në një tjetër version dhe shumë herë më ~seksi~!
@felixir_ Harry Potter ëill see you noë ?? #harrypotter #foryoupage #fyp #hogëarts #viral #tiktok #potterhead #trend #gryffindor #pourtoi #foryou #nerdtrap
? Nerd Trap - Roary!!
Felix po e shfrytëzon superfuqinë e tij më së miri dhe deri tani thotë se fama që po merr i duket çmenduri!
"Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s'e besoj dot. Dashuria që marr nga njerëzit në të gjithë botën, ata që shijojnë videot e mia. Eshtë shumë e veçantë dhe i jam shumë mirënjohës të gjithëve."- është shprehur ai.