Health

Disa këshilla praktike për ta bërë më të thjeshtë agjërimin!

Disa këshilla praktike për ta bërë më të

Sot, 13 prill, është dita e parë e muajit të Ramazanit. Nga sot, deri më 12 maj, besimtarët muslimanë agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim. Agjërimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore dhe ndonëse e përhapur më së shumti te besimtarët muslimanë, në fakt është praktikë edhe e feve të tjera, si krishtërimi, budizmi dhe judizmi. 

Disa këshilla praktike që mjekët rekomandojnë për ta lehtësuar sadopak agjërimin e këtij muaji përfshijnë:

- Mos e shmangni vaktin e mëngjesit

Ka vetëm dy mundësi për të ngrënë gjatë Ramazanit: në mëngjes herët para lindjes së diellit (Suhoor) dhe pas perëndimit të diellit në mbrëmje (Iftar). Vakti i mëngjesit mund të jetë i lehtë për t’u kapërcyer, pasi vështirë të kesh oreks aq herët në mëngjes. Sidoqoftë, mjekët thonë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos e kaloni këtë vakt. Zgjedhjet e ushqimit që bëni do të ndikojnë në energjinë tuaj gjatë gjithë ditës.

Shumë njerëz shkojnë te karbohidratet e thjeshta për vaktin e mëngjesit, por ato nuk japin energji afatgjatë. Në vend të kësaj konsumoni më shumë drithëra të plota, proteina të shëndetshme, fruta, perime etj. 

- Hidratimi

Konsumi i ujit është jetësor dhe ka shumë përfitime shëndetësore. Dehidratimi, krahas shumë problemeve të tjera, mund të rezultojë edhe në luhatje humori dhe shtim të lodhjes. Atëherë, si të hidratoheni nëse nuk mund të pini ujë midis lindjes dhe perëndimit të diellit?

- Përdorni kohën kur mund të konsumoni ushqim, për të marrë gjithë hidratimin e nevojshëm.

- Mbani një shishe uji afër gjatë gjithë natës dhe pini sa herë që të jetë e mundur.

- Përpiquni të përfshini në dietë sa më shumë ushqime që përmbajnë ujë (domate, kastravec, luleshtrydhe, shalqi etj).

- Moti i nxehtë

Gjatë ditëve që temperaturat janë të larta, përpiquni të visheni lirshëm dhe të qëndroni në vende të freskëta.

- Kini kujdes me ushqimin dhe porcionet

Ushqimet tradicionale mund të jenë të yndyrshme dhe të rënda, dhe ndonëse kanë shije të mrekullueshme, dita e nesërme mund t'ju gjejë të fryrë dhe të lodhur. Përpiquni të hani shëndetshëm ose të krijoni një ekuilibër me "pak nga të gjitha". Mos harroni se kjo nuk është ngjarje një-ditore, por një-mujore. 

Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes,që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Për më shumë rreth saj, lexoni këtu

Disa këshilla praktike për ta bërë më të

Burimi: Healthline

REELS

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Some practical tips to make fasting easier!

Disa këshilla praktike për ta bërë më të

Today, April 13, is the first day of the month of Ramadan. From today until May 12, Muslim believers fast from sunrise to sunset. Fasting is practiced for religious and spiritual reasons and although it is most common among Muslim believers, it is in fact the practice of other religions as well, such as Christianity, Buddhism and Judaism. 

Some practical tips that doctors recommend to make this month's fast a little easier include:

- Do not avoid breakfast

There are only two options for eating during Ramadan: early in the morning before sunrise (Suhoor) and after sunset in the evening (Iftar). Breakfast is a very important meal - it can either make or break your day. However, doctors say it is extremely important that you do not skip this meal. The food choices you make will affect your energy throughout the day.

Many people go for simple carbohydrates for breakfast but they do not provide long term energy. Instead, eat more whole grains, healthy protein, fruits, vegetables, and more. 

- Hydration

Water consumption is vital and has many health benefits. Dehydration, along with many other problems, can also result in mood swings and increased fatigue (via TrustedSource). So how do you stay hydrated if you can not drink water between sunrise and sunset?

- Use the time when you can consume to get all the necessary hydration.

- Keep a bottle of water close overnight and drink whenever possible.

- Try to include in the diet as many foods that contain water (tomatoes, cucumbers, strawberries, watermelon, etc.).

- Hot weather

On days when temperatures are high, try to dress loosely and stay in cool places.

- Be careful with food and portions

Traditional foods can be greasy and heavy, and although they taste great, the next day may find you bloated and tired. Try to eat healthy or strike a balance with "a little of everything". Remember that this is not a one-day event, but a one-month one. 

Nowadays, intermittent fasting is one of the most popular health and fitness trends. This practice is known as Intermittent Fasting (IF) and is a model of nutrition, which is realized in cycles between eating and fasting. The IF does not specify what you should eat, but when you should eat them. For more about it, read here

Disa këshilla praktike për ta bërë më të

Source: Healthline