Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, ka postuar në Instagram një foto të tatuazhit të saj të ri.
"Gjithë shpina në bojë të bardhë. Nuk kam një foto të mirë sepse më dhemb shumë dhe kam nevojë për gjumë. Do të jetë e kuqe për ca javë, por do jenë ca shenja të bukura alieni", shkroi ajo.
Vieë this post on Instagram
Sipas muzikantes kanadeze, tatuazhi është "futuristik" dhe ajo që shihni janë "krahë abstraktë dragoi", punuar fillimisht në dizajn 3D nga profesionistë.
Një tjetër e veçantë e tatuazhit është se boja e përdorur është vetëm e bardha. Kjo ngjyrë nuk përdoret shpesh sepse përveçse zbehet më lehtësisht, thuhet se është edhe më e dhimbshme.
Krahas njerëzve që e kanë pëlqyer tatuazhin, ka edhe nga ata që thonë se "duket sikur ka kruajtur kurrizin" apo të tjerë që pyesin "Çfarë dreqin është kjo?"