A e dini se pija Piña Colada e ka origjinën nga San Juan, Puerto Rico dhe u krijua nga banakeri Ramón "Monchito" Marrero në hotelin "Caribe Hilton" në vitin 1954? Nga spanjishtja, "piña colada" - përkthehet "ananas i tendosur".
Sot, mësoni si ta bëni fare lehtë! Ja çfarë ju duhet:
1. Ananas i ngrirë: Blini një ananas, prijeni në copa të vogla dhe lëreni në ngrirje.
2. Rum: I bardhi është tradicional, por dhe ndonjë tjetër s'prish punë.
3. Qumësht kokosi: Mos u bëni dembelë, e gjeni (thuajse) në çdo market.
Tani, thjesht vendosni të gjithë përbërësit në një blender, derisa të krijohet një masë homogjene. Nëse përzierja është shumë shumë e trashë, mos ngurroni të shtoni pak ujë shtesë.
Zbukurojeni me një copëz ananasi gotën, një çadër letre etj, si të dëshironi. Kaq ishte!
Receta u përzgjodh nga Gimme Some Oven